Connect with Us

Dëshmia e vajzës së abuzuar/ Bill Clinton ka qenë në ishullin e orgjive të miliarderit Jeffrey Epstein

Bota

Dëshmia e vajzës së abuzuar/ Bill Clinton ka qenë në ishullin e orgjive të miliarderit Jeffrey Epstein

Publikuar

-

Dëshmia e vajzës së abuzuar/ Bill Clinton ka qenë në ishullin e orgjive të miliarderit Jeffrey Epstein

Bill Clinton ka qëndruar në vilën e Jeffrey Epstein, në ishullin privat në Karaibe, të miliarderit pedofil, sepse “i kishte një borxh”… Kështu thuhet në një dëshmi të dhënë para 9 vitesh, por të publikuar vetëm të enjten në gjykatë, nga Virginia Roberts Guiffre, një prej viktimave të Epstein.

Në dokumentet e publikuara në gjykatë thuhet se, Guiffre, e cila akuzon edhe Princin Andrew se ka abuzuar seksualisht me të, pyet Epstein se çfarë donte Clinton në ishullin e tij, pasi e kishte parë në festë, ndërsa Esptein i ishte përgjigjur “më ka një borxh”, raporton “DailyMail“.

Dëshmia e Virginia Roberts është dhënë në 2011 dhe në të përfshiheshin edhe dëshmitë kundër Ghislaine Maxwell. Por edhe pse këto dëshmi ishin bllokuar nga gjykata, të enjten ato u bënë publike.

Në dëshmi, Roberts pretendon se ka parë në avionin privat të Epstein, edhe ish-zëvendëspresidentin Al Gore dhe modelet Naomi Campbell dhe Heidi Klum. Sipas saj, festat erotike dhe orgjitë që Epstein organizonte, bëheshin edhe në avionin e tij privat, jo vetëm në ishullin në Karaibe.

LEXO EDHE:  Grabitja e bankave/ Një dëshmi e re për shown policor  

Maxwell është momentalisht në një burg në Bruklin, ndërsa pret të gjykohet për akuza e trafikimit seksual. 58-vjeçarja i mohon akuzat dhe nuk pranon të ketë ndihmuar Epstein të sigurojë vajza, edhe të mitura, për festat e tij me personazhe të famshëm. Ajo u arrestua më 2 korrik, por gjyqi do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij gushtin e kaluar në Manhatan, ndërsa po priste gjykimin për akuza të ngjashme dhe për abuzimin e vajzave të ndryshme. Edhe ai nuk i kishte pranuar ato.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Hapja e shkollave në Kosovë/ Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se po përgatitet një udhëzues për organizimin e vitit të ri shkollor, për hartimin e të cilit po studiohen edhe përvojat e vendeve të tjera.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoti thotë se vendimi final do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike duke theksuar se në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen komunat.



“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera.
Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.
Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, shkruan Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifra të larta të infektuarish/ Facebook lejon punëtorët të punojnë nga shtëpia deri në korrik të 2021-it

Publikuar

-

Nga

Shifra të larta të infektuarish/ Facebook lejon punëtorët të punojnë nga shtëpia deri në korrik të 2021-it

Rrjeti më i madh në botë në internet, Facebook lejon punonjësit e tij të punojnë nga shtëpia të paktën deri në korrik të vitit 2021, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Një nga zëdhënëset e kompanisë bnë me dije se secili nga punonjësit merr 1000 dollarë për pajisje më të mira.
Kështu, Facebook po ndjek kompanitë e tjera të teknologjisë si Google dhe Twitter, të cilat po ecin në mënyrë të ngjashme.



LEXO EDHE:  Berisha: Dëshmia ime në prokurori përbën sekret

Sipas Facebook, nuk ka të ngjarë që shumë zyra në SHBA dhe Amerikën Latine të jenë në gjendje të rihapen këtë vit për shkak të numrit të madh të të infektuarve atje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Lufta me Covid/ SHBA regjistron mbi 5 milionë të infektuar dhe 162 mijë viktima

Publikuar

-

Nga

SHBA vijon të ketë numrin më të lartë në botë të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Në SHBA rezultojnë mbi 162 mijë viktima nga COVID-19. Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në më shumë se 5 milionë që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave
të gazetës “New York Times”.



Institucionet shëndetësore shprehen se nëse 95 % e amerikanëve do të mbanin maska, do të shpëtoheshin më shumë se 66 mijë jetë njerëzisht.

LEXO EDHE:  Vrau babain dhe plagosi nënën/ Flasin motrat e Metallarit: Ne ishim në shtëpi dhe…

LEXO EDHE:  Vrasja e Deivi Kasmit/ Zbardhet dëshmia e shoferit  

Numri i vërtetë i infektimeve besohet se mund të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve testuese dhe zbulimeve se shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus, nuk kanë asnjë simptomë./CNA.al

LEXO TE PLOTE