Connect with Us

Bruno Dita: Ja pse zgjodha Shkëndijën e Tetovës

Sport

Bruno Dita: Ja pse zgjodha Shkëndijën e Tetovës

Publikuar

-

Pasi ka mbyllur të premten sezonin me Skënderbeun në Super Ligën e Shqipërisë, mesfushori tiranas Bruno Dita ka udhëtuar drejt Tetovës ku hodhi firmën mbi kontratën dy vjeçare me Shkëndijën. I prezantuar zyrtarisht si pjesë e kuqezinjëve, 27 vjeçari me shumë entuziazëm pret fillimin e kësaj etape të re në karrierën e tij.

“Ndihem shumë i lumtur, mendoj kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do të jap maksimumin për të arritur objektivat e klubit.”

“Shkëndijën e zgjodha pasi kam pasur bashkëlojtarë që kanë qenë edhe pjesë e Shkëndijës dhe më kanë folur shumë fjalë të mira për Shkëndijën. Është klub serioz dhe tjetra është se skuadra merr pjesë çdo vit në Kupat e Europës dhe synon të dalë kampion. Për çdo lojtarë titulli kampion mendoj se është kulmi.”

“Jam shpallur kampion te Skënderbeu, por dëshira ime është të shpallem çdo vit kampion dhe mendoj se secili futbollist dëshiron të shpallet kampion. Shpresoj që edhe këtu ta fitojmë titullin kampion. Më kanë thënë dhe e kam parë edhe në video se tifozeria është shumë e flaktë dhe mendoj se do jetë gjë e bukur përpara tifozëve tanë të shpallemi kampion.”

“Të them të drejtën Shkëndijën e kam parë në kalimin e tureve të Europës vite më parë. Mendoj se ishte viti i parë që Shkëndija kalonte shumë ture në Europë. Aty mu shtua dëshira më shumë për ta ndejkur, duke parë që edhe është një skaudër shqiptare. Me Shkëndijën kam folur edhe në janar dhe u bë diçka konkrete, por vetëm kontrata që kisha me Skënderbeun nuk lejonte të bëhej finalizimi. Zoti deshi të firmosja tani dhe jam shumë i lumtur.”

“Normalisht se sa më shpejtë dua të zbres në fushë. Në një bisedë që kam pasur ditë më parë me profesor Nestin, i kam thënë që unë dua të jem sa më shpejtë me ekipin si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Por vetëm që kishim ndeshje me Skënderbeun dhe duhej ta përfundoja kampionatin. Por dëshira ime është që sa më shpejt të zbres në fushë.”

“Do të jap maksimumin nga vetja ime dhe Shkëndija mbi të gjitha.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tronditet Juventusi, Lyoni i eliminon nga Champions League

Publikuar

-

Nga

Olympique Lyon ka bërë befasinë më të madhe të këtij sezoni në LK, duke eliminuar Juventusin.

Olympique Lyon është mposhtur 2:1 në ‘Allianz Stadium’, por ka siguruar biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në duelin kundër Juventus.

Një gol i Memphis Depay në minutën e 12’ ka bërë që skuadra franceze të jetë një hap tutje në Ligën e Kampionëve.

I pakontestueshmi i Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo, shënoi dy gola të tjerë në këtë ndeshje, por fatkeqsisht këto gola vlejnë vetëm për  regjistra personal.



Ronaldo shënoi për 1:1 në minutën e 43’, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, portugezi gjeti edhe një herë golin, pasi pranoi një pasim nga Federico Bernardeschi.

Rezultati final i dy përballjeve ishte 2:2, por goli mik i Olympique Lyon ka peshën e kualifikimit tutje

<

LEXO TE PLOTE

Sport

Gafat e Varane kushtojnë shtrenjtë, Real Madridi i thotë lamtumirë Championsit

Publikuar

-

Nga

Rafael Varan ka “tradhtuar” Realin në ndeshjen më vendimtare të sezonit. Dy gafat e francezit i kanë dhënë fitoren Mançester Sitit, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve për fazën e 1/8-ve.

Ndeshja nisi keq për Realin që në fillim, kur Varan në minutën e 9 me një gafë në mbrojtje, i rrëmbehet topi nga Zhezus, i cili pason te Stërling dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 28 Benzema pas një krosimi perfekt të marrë nga Rodrigo ia del ta dërgojë topin në rrjetë për të barazuar rezultatin.



Pjesa e dytë foli e gjitha për anglezët vendas, të cilët kishin disa raste të pastra, por përsëri shënaun falë një tjetër gafe të Varan. Ky i fundit gjatë kthimit të topit pas, gabon dhe e dorëzon atë te Zhezus, i cili shpërthen në drejtim të portës dhe ia del të shënojë. Këtë avantazh të besuarit e Guradiolës e ruajtën deri në fund dhe Siti u kualifikua për në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Në fazën tjetër Siti do përballet me Lionin që eliminoi Juven.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbyllen pjesët e para/ Spektakël në dy sfidat e Champions League

Publikuar

-

Nga

Po luhen në këto momente 2 sfidat e Champions League.

Aktualisht janë mbyllur pjesët e para me këto rezultate:



Manchester City-Real Madrid 1-1

Juventus- Lyon 1-1

LEXO TE PLOTE