LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada shqiptare në Athinë apel qytetarëve/ Respektoni orarin që të evitohen radhët

31 Korrik 2020, 18:12, Aktualitet CNA
Ambasada shqiptare në Athinë apel qytetarëve/ Respektoni orarin

Ambasada shqiptare në Athinë, përmes njoftimit të përcjellë nga Ministria e Jashtme, ka sqaruar radhët e krijuara në sportelet e saj.

Ajo njofton se shërbimet konsullore kanë vijuar pas orës 19:00, ndërsa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të respektojnë oraret për takim për të evituar radhët.

?Te nderuar qytetare, ora 19:23 dhe Ambasada vijon te ofroje sherbime konsullore prane zyres konsullore, duke ofruar rreth 350 aplikime deri me tani, kryesisht aplikime per pajisje me Pasaporte dhe Karte ID. Lutemi te keni parasysh qe Ambasada do te filloje te ofroje sherbime pa nderprerje nga ora 08:00 deri ne oren 20:00. Kerkojme mirekuptimin e qytetereve qe, nga e hena dt. 03.08.2020, te respektojne oraret e caktuara per takim, per te evituar radhe te gjata dhe garantuar shpejtesi dhe cilesi ne sherbim. Duke ju falenderuar, Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Athinë?, thuhet në njoftim.

Ky njoftim, vjen disa ditë pas shkarkimeve dhe emërimeve të reja që u bënë në Ambasadën shqiptare në Greqi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga