LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit

30 Korrik 2020, 16:58, Sport CNA
ZYRTARE/ Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit

Tashmë është zyrtare, Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Ka qenë vetë klubi verilindor, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se palët kanë arritur akordin ditën e sotme. Prezantimi i Gegës do të bëhet ditën e hënë në orën 11:00, në ambientet e stadiumit ?Air Albania?.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

ZYRTARE! Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin ?Air Albania?, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!

Lajmet e fundit nga