LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet vrasja e mëngjesit të sotëm në Elbasan/ Arrestohen dy persona

30 Korrik 2020, 14:51, Kronika CNA
Zbardhet vrasja e mëngjesit të sotëm në Elbasan/ Arrestohen

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen ?Luigj Gurakuqi?, ku humbi jetën shtetasi F. L., 30 vjeç.

Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale ?Vrasja me dashje?, e kryer në bashkëpunim?, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen ?Luigj Gurakuqi?, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim./CNA.al

Lajmet e fundit nga