LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendi që “mposhti” koronavirusin/ 1,211 persona të testuar, asnjë rast pozitiv

30 Korrik 2020, 07:44, Kosova & Bota CNA
Vendi që “mposhti” koronavirusin/ 1,211 persona të

Përfaqësuesi i OBSH në Korenë e Veriut, Edwin Salvador është shprehur për CNN, se në këtë vend në 16 korrik janë testuar 1,211 persona për koronavirusin më 16 korrik, dhe të gjitha këto teste rezultuan negative.

Të gjitha institucionet edukative në vend, duke përfshirë edhe parashkollorët, janë tashmë në pushimet e verës që do të zgjasin dy muaj më shumë se zakonisht.

Aktualisht, 696 koreano-veriorë janë në karantinë. Ata janë të gjithë punonjës që punonin në portin Nampo dhe nga kufiri Sinuiju-Dandong mes Koresë së Veriut dhe Kinës.

?Rritja e numrit të personave të karantinuar vjen si shkak i rritjes së mallrave që vijnë në vend nga rrugët e Nampo dhe Sinuiju-Dangdong. Medikamenteve dhe produkteve medicinale si vaksina dhe produkteve të tjera të lidhura me Covid-19 po u jepet prioritet dhe po transportohen përtej kufirit,? shtoi Salvador.

Sipas OBSH, 15 laboratorë janë dizajnuar për testimin e koronavirusit në Korenë e Veriut, duke përfshirë këtu edhe laboratorët provincialë.

Po ashtu, Koreja e Veriut po kontrollon gjithashtu temperaturën e njerëzve duke përdorur termometra me infra të kuqe, duke siguruar edhe lehtësira për larjen e duarve dhe dezinfektues në të gjitha vendet publike, përfshirë qendrat tregtare, restorantet dhe hotelet.

Lajmet e fundit nga