LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shantazhi i Fiks Fare/ Prokuroria: Arben Reli, qytetar i lirë

30 Korrik 2020, 13:30, Politikë CNA
Shantazhi i Fiks Fare/ Prokuroria: Arben Reli, qytetar i lirë

Emisione shantazhuese, shkrime me të pavërteta në fletushka të falimentuara, akuza të ngritura me urdhër nga historitë rozë, të Vjollca Hoxhës, asgjë më shumë sesa kaq duket të jenë të gjitha skenarët që tha publikisht Fiks Fare, Ben Blushi dhe mediat e Vjollca Hoxhës.

CNA.al u interesua pranë prokurorisë së Korçës, ku nga burime zyrtare mësoi se shtetasi Arben Reli është qytetar i lirë dhe veprimi i bërë nga policia për shpalljen e tij në kërkim, sipas zyrtarëve të këtij institucioni ishte një skenar i trilluar keq ndaj një biznesmeni, për një përplasje interesash.

I njëjti burim theksoi se po kryejnë të gjitha procedurat dhe verfikimet e dosjes, por nga ana tjetër CNA.al ka mësuar se biznesmeni Arben Reli është duke përgatitur disa padi ndaj emisionit që u përdor nga historitë rozë të Vjollca Hoxhës dhe nga fletushka e falimentuar ku shkruan Ben Blushi.

CNA.al në vijim do të publikojë një dosje të plotë voluminoze si dhe disa video të cilat tregojnë si iu kërkuan në zyrë Arben Relit miliona euro për pronën që kishte blerë dhe kishte zhvilluar.

Akuzat e hedhura nga mediat e Vjollca Hoxhës ndaj biznesmenti Arben Reli filluan disa muaj më parë dhe u finalizuan me dy emisione në Fiks Fare, ku qartazi dukej qëndrimi i njëanshëm, pro shtetasit Sefedin Bajraktari, babai i Shpresim dhe Vis Bajraktarit, të njohur në botën e show bizz për lidhjet dhe historitë rozë me familjen Hoxha.

Mesa duket skenarët alla Ben Blushi kanë dështuar. Prokuroria ka lënë të lirë Arben Relin dhe tani pritet që në bankën e të akuzuarve të jenë skenaristët e shantazhit dhe sulmit të paprecedentë ndaj një biznesmeni që po kërkohet ti grabitet prona që ka investuar dhe zhvilluar./ CNA.al

Vëzhgimi/ Zbulohen ?armiqtë? e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit

Skandali/ Mediat e Vjollca Hoxhës, akuzuan biznesmenin Arben Reli, për miqtë e historive rozë që i kanë 400 mijë euro borxh

Lajmet e fundit nga