LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa na mbrojnë maskat?/ Profesor Pecnikaj shpjegon llojet dhe pse ato të bëra vetë nuk kanë asnjë efekt

30 Korrik 2020, 14:28, Lifestyle CNA
Sa na mbrojnë maskat?/ Profesor Pecnikaj shpjegon llojet dhe pse ato

Profesor Ilir Pecnikaj, anëtar i grupit të punës të ngritur nga PD për situatën e pandemisë së Covid-19, në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ka shpjeguar në mënyrë të detajuar sa efekt kanë maskat si dhe llojet e tyre.

Ai shpegon se ekzistojnë disa lloje maskash, por të veçon 4 prej tyre që tregohen me shkurtesat FFP1, FFP2 dhe FFP3 dhe Maska Kirurgjikale.

Sipas profesor Pecnikajt, sa më e shpeshtë të jetë shtresa e materialit filtërues, aq më efektiv është mbrojtja.

Por një fenomen që është parë kohët e fundit, madje dhe me tendencë mode janë dhe maskat e bëra vetë. Por sipas Pecnikaj këto maska  nuk kanë asnjë lloj funksioni! Falë hapsirave të thurjes së copës, shumë të mëdha, ato as nuk të mbrojnë nga agjentët e jashtëm dhe as nuk mbrojnë personat e tjerë nga ju, me përjashtim se mund t?ju mbrojnë nga mushkonjat ose insektet e tjera qe t?mos ju futen direkt në gojë.

Postimi i plotë

MASKA JO APO MASKA PO?!

Përtej çdo lloj konsiderate personale në lidhje me përdorimin e maskave, ne të gjithë jemi bërë të vetëdijshëm për dispozitat e autoriteteve shëndetësore që rekomandojnë përdorimin e maskave për të gjithë, dhe me detyrim në ambiente të mbyllura.
Secili prej nesh, jam i bindur, se ka pyetur vetën nëse funksionojnë apo jo këto maska?! Për këtë është krijuar një konfuzion i jashtëzakonshëm
Kjo është arsyeja pse unë po shkruaj këtë post:
dhe po mundohem t?ju shpjegoj si funksionojnë këto “pajisje” .
Ekzistojnë disa lloje maskash, ku mund të veçojmë 4 prej tyre që tregohen me shkurtesat FFP1, FFP2 dhe FFP3 dhe Maska Kirurgjikale. Shkurtimi “FFP” (Face Filtering Piece ) ndërsa numrat 1 deri 3 tregojnë efektivitetin e filtrimit.
Sa më e shpeshtë të jetë shtresa e materialit filtërues, aq më efektiv është mbrojtja.
1. Maska të tipit FFP1 ndalon grimca më të mëdha se 5 ?m;
2. maska FFP2 ndalon grimcat më të mëdha se 2 ?m;
3. Maska të tipit FFP3 janë të afta të ndalojnë grimcat më të mëdha se 0.6 ?m.

VIRUSET DHE BAKTERIA?
Siç thamë më sipër, mbrojtja e maskave ka të bëjë me madhesinë e vrimave të tyre.
Ø Në përgjithësi, bakteret kanë një madhësi prej rreth 0.45 ?m,
Ø Viruset janë në rangun e 0.020-0.300 ?m. Kjo do të thotë që asnjë prej maskave të mësipërme nuk ju mbron nga një virus i ?ç?veshur?. Por duke qënë se këto viruse jetojnë vetëm në forma ?aerosol? ose “udhëtojnë” grimcave koloidale, dimensionet e të cilave janë më të mëdha se 0.6 ?m, atëherë ato mund të bllokohen nga maska filtri të tipit FFP3.
Në fakt, prodhuesit e maskave raportojnë se maska të tipit FFP3 janë të mira për mbrojtjen ndaj ekspozimit ndaj legionelës (një bakter mes 0.3 dhe 0.9 ?m i gjerë dhe ndërmjet 1,5 dhe 5 ?m i gjatë) dhe viruse të tilla si ato të gripit të shpendëve, dell gripi A / H1N1, SARS dhe tuberkulozi. Sidoqoftë, duhet të mbahet mend se shtresa e filtrimit të maskës ka tendencë të skadojë, dhe për këtë maska e humbin efektivitetin e tyre dhe duhet të zëvendësohet. Prandaj ky tip maske është i këshillueshëm të përdoret vetem në ambiente potencialisht të infektueara. PRA MASKA FFP3 ËSHTË E KËSHILLUËSHME VETËM PËR STAFIN MJEKSORË QË PUNOJNË NË AMBIENTE TË INFEKTUARA DHE ME PERSONA TË INFEKTUAR.
Maska, falë veprimit të saj filtrues, parandalon që këta transportues patogjen të përfundojnë në trupin tonë, dhe qëndrojnë në sipërfaqien e jashtme te tyre, dhe si e tillë kjo maskë cdo herë që hiqet duhet zëvendësuar. Duke qënë se maskat e tjera nuk ju mbrojnë sa duhet dhe kosto e tyre është e lartë, nuk janë të këshillueshëm për tu përdorur.

PO MASKAT KIRURGJIKALE?
Këto nuk kanë asnjë lidhje me maskat e tipit FFP, kjo për faktin se bën ndalimin e grimcave më të mëdha se 10 ?m, të cilat cohën e qëndrimit në ajër e kanë shumë të shkurtër për shkak të dimensionit të tyre dhe forcës së rëndesës. Ndërsa maskat e tipit FFP mbrojnë kundër thithjes së sistemeve toksike, maska kirurgjikale kanë për qellim të parandalojnë kirurgët të kontaminojnë plagët e pacientëve gjatë operacionit, prandaj quhen MASKA KIRURGJIKALE. Pra, këto maska kirurgjikale përdoren për të mbrojtur pacientin, jo mjekun. Këto maska duke qënë se janë me prejardhje 100% sintetike, ato gjatë prodhimit marrin një ngarkesë elektrostatike e cila e bën këtë maskë shumë herë më të dobisme, sepse duke qënë se edhe grimcat e tjera kanë ngarkesë elektonike ato terfiqen ose shtyhen nga keto ngarkesa, pra krijojnë një lloj kolezioni dhe mblidhen rreth fibrave që përbejnë këtë maskë. Por me kalimin e kohes kjo ngarkesë bie the eficensa e maskes bie bashke me të. Ngarkesa elektrostatike, në pezencën e lagështirës bie më shpejt , dhe në bazë të disa studimeve ajo nuk duron më shumë se sa 4 orë e vendosur.
Ju kujtohen maskat e skaduara? edhe shkarkimi elektrostatik është një nga këto, ndaj kujdes?
KËTO MASKA, NUK DUHET RIPËRDORUR!
Maskat e bëra vetë?
Nuk kanë asnjë lloj funksioni! Fal hapsirave të thurjës së copës, shumë të mëdha, ato as nuk të mbrojnë nga agjentët e jashtëm dhe as nuk mbrojnë përsonat e tjerë nga ju, me përjashtim se mund t?ju mbrojnë nga mushkonjat ose insektet e tjera qe t?mos ju futen direkt në gojë. PRA KETO MASKA, VECSE TRENDI PER NE PARLAMENT, NUK KAN ASNJE LLOJ FUNKSIONI.

MASKA PO APO MASKA JO?
Në dritën e gjithçkaje që u tha më sipër dhe cfarë është thënë deri më sot për llojin dhe përmasat e virusit, që nuk po i përsëris më, Maskat duhet mbajtur sipas kritereve të më poshtmë:
1. Stafi spitalorë Maska FFP3. KUPTOHET KËTO MASKA JANË TË PA MJAFTUESHME PËR STAFIN NËSE ATA NUK KANË TË GJITHË KITIN E NEVOJSHËM (tuta mbrojtëse, doreza, syze, vizierë etj).
2. Populli maska kirurgjikale, sepse është e vetmja mënyrë që mund të mbrojmë njëri-tjetrin
KUPTOHET, VETËM NJË HERË, PRA NJË PERDORIMSHE.

MASKAT MBAJNË CO DHE CO2?
Maskat mbajnë CO dhe CO2që nxjerrim me frymëmarje, dhe si të tillë duke rritur koncentrimin e tyre në aparatin tonë të frymëmërrjës cojnë në asfiksim të përsonit?
Kjo është një legjend urbane!!!
Ja përse:
Siç thamë më sipër rrjeta e maskës me te mire qe ne përdorim është ajo FFP3 e cila është 600nm (0.6?m) kurse dimensioni i CO dhe CO2 është 0.1-0.2 nm, pra dimensionet e rrjetës së një maskë FFP3 janë minimalisht 3000 herë më të mëdha se një molekul CO2. Për të pasur një ide më të qartë. Nëse një aeroplan ka një gjerësi 60-70 m a mund të kaloj në mes të malit të Korabit dhe Jezerces (180-210 km vi airore). Për FFP2 është edhe 4 here me shume (2000-2500nm), pra një aeroplan në një kanion 800 km largesi, kurse FFP1 (rreth 6000nm) ose 10 herë meë shumë se FFP3, dhe krahasuar mes aeroplan dhe dy maleve që janë larg rreth 1000km.
Për sa i perket maskave kirurgjikale mos te flasim pastaj, sepse kjo distancë është jashtëzakonisht e madhe sikur Europa të kishte një mal ne kaukas dhe një në portugali dhe ne të kishim frikë të kalojme me areoplan mes tyre?!

Kujdes:
1. Mos harro të lash duart, sa herë të mundësh me ujë të ftohtë dhe me sapunë, dhe vetëm kur nuk e ke këtë mundësi me dizinfektues me bazë Etanoli dhe asnjëherë me bazë Metanoli,
2. Ruaj Distancën
3. SEPSE PËRNDRYSHE KOT QË MBAN EDHE MASKËN.

Lajmet e fundit nga