Connect with Us

Pse ecja e rregullt, është një nga ushtrimet më të mira për një jetë më të gjatë

Blog

Pse ecja e rregullt, është një nga ushtrimet më të mira për një jetë më të gjatë

Publikuar

-

Pse ecja e rregullt, është një nga ushtrimet më të mira për një jetë më të gjatë

Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia jonë për të ecur drejt, i ka dhënë mundësi njerëzimit të udhëtojë në distanca të mëdha, dhe të mbijetojë duke e ndryshuar klimën, mjediset dhe peizazhet. Por ecja është më shumë sesa thjesht zhvendosje.

Studime të shumta shkencore, kanë zbuluar se veprimi i thjeshtë i lëvizjes së këmbëve, mund të sigurojë një numër të madh përfitimesh shëndetësore, dhe t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë. ”Shumë njerëz kanë filluar të shëtisin nëpër lagjen e tyre dhe në natyrë, për të kaluar kohën gjatë pandemisë dhe ka shumë arsye për ta vazhduar atë praktikë”-thotë Emanuel Stamatakis, profesor i veprimtarisë fizike, stilit të jetës dhe shëndetit të popullatës në Universitetin e Sidneit, Australi.

“Ecja e rregullt, garanton të gjitha përfitimet standarde të ushtrimeve aerobike, si përmirësime në punën e zemrës dhe sistemet e qarkullimit të gjakut, një kontroll më të mirë të glukozës në gjak, normalizim të presionit të gjakut, si dhe uljen e ankthit dhe depresionit”- thotë Stamatakis.

Ecja nuk është diçka e kushtueshme, nuk kërkon shumë pajisje speciale, dhe mund të kryhet thuajse kudo. Po a kemi vërtet nevojë për të ecur 10.000 hapa në ditë? Ekspertët e shëndetit publik janë të ndarë mbi këtë çështje. Por në kundërshtim me besimin popullor, ky rekomandim nuk vjen nga shkenca.

Përkundrazi, ai buron nga një fushatë publicitare të viteve 1960, për të promovuar një pedometër në Japoni. Ndoshta sepse është një numër i rrumbullakosur dhe i lehtë për t’u mbajtur mend. Vende si SHBA-ja nisën ta përfshijnë në rekomandimet e shëndetit publik.

Sot, ai është një lloj kuote e rekomandueshme në aplikacionet e ecjes në këmbë në smartfonët tanë. Që nga vitet 1960, studiuesit kanë studiuar standardin 10.000 hapa në ditë, dhe kanë arritur në përfundime të përziera.

“Disa studime kanë treguar vazhdimisht, se ka përfitime të konsiderueshme shëndetësore edhe nëse ecet më pak se 10.000 hapa në ditë”-thotë Stamatakis. Për shembull, një studim i kohëve të fundit i Universitetit të Harvardit, që përfshinte më shumë se 16.000 gra të moshuara, zbuloi se ato që ecnin të paktën 4.400 hapa në ditë, e ulën shumë rrezikun e tyre për të vdekur para kohe, kur u krahasuan me gra fizikisht më pak aktive.

Studimi vuri gjithashtu në dukje se përfitimet në jetëgjatësi, vazhdonin deri në 7.500 hapa në ditë, ndërsa nuk rriteshin më pas kësaj shifre. Pra, 7.500 hapa është një qëllim ideal ditor, që sjell përfitime shëndetësore të krahasueshme me 10.000 hapa në ditë.

LEXO EDHE:  Evropa s’ka luksin të mbajë larg vetes Britaninë e Madhe

Por a ka rëndësi ritmi i ecjes në garantimin e këtyre përfitimeve? Ashtu si me çdo ushtrim fizik, përfitimet fizike nga ecja varen nga tre gjëra:kohëzgjatja, intensiteti dhe shpeshtësia. E thënë thjesht:ecni shpesh, shpejt dhe për distanca të gjata. Synimi është të ecni sa më shpejt, për të rritur rrahjet e zemrës tuaj, qoftë edhe vetëm për disa minuta”.

“Sa më shpejtë ritmi i ecjes aq më mirë. Ideale është që 3.000-3.500 nga hapat të përfundojnë me një ritëm të shpejtë”- thekson Stamatis. Në një studim të kohëve të fundit, që përfshiu rreth 50.000 njerëz që ecin rregullisht, Stamatakis dhe kolegët e tij e lidhën shpejtësinë më të madhe të ecjes me një rrezik të zvogëluar të vdekjes nga thuajse gjithçka, përveç kancerit.

Një studim i fundit i botuar në “Mayo Clinic Proceedings”, analizoi jetëgjatësinë e afro 475.000 burrave dhe grave që u vetë-raportuan si ecës të ngadaltë apo të shpejtë. Ecësit më të shpejtë – me një shpejtësi prej rreth 4.8 km/h, mund të prisnin të jetonin afërsisht 15-20 vjet më gjatë sesa këmbësorët e ngadaltë, apo ata që zakonisht shëtisnin me një shpejtësi prej rreth 3.2 km/h.

Pjesëmarrësit që e konsideronin veten si shëtitës të shpejtë, kishin një jetëgjatësi mesatare gati 87 vjeç për burra dhe 88 vjet për gratë. Ndërsa e dimë që ecja është e mirë për trupin, ekspertët kanë nisur të zbulojnë se si ndikon ajo në funksionimin e trurit.

Sidomos ecja, mund të jetë një mënyrë efektive, për të ngadalësuar ose ulur rënien e aftësive njohëse në moshën e thyer. Një studim mbi të moshuarit, zbuloi se ecja e rregullt për 6 muaj përmirësonte funksionin ekzekutiv, apo aftësinë për të planifikuar dhe organizuar gjërat. Ndërkohë, studime të tjera kanë zbuluar se ecja dhe ushtrimet e tjera aerobike, mund të rrisin madhësinë e hipokampusit, zonën e trurit të përfshirë në memorie, dhe mësimin e gjërave të reja./ discovermagazine.comPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Al Kapone ngrysi aty ditët e tij të fundit/ Pse Alkatrazi mbetet burgu më i famshëm në botë

Publikuar

-

Nga

Al Kapone ngrysi aty ditët e tij të fundit/ Pse Alkatrazi mbetet burgu më i famshëm në botë

Në orën 9:40 të mëngjesit të 11 gushtit 1934, në burgun famëkeq të Alkatrazit në SHBA, mbërriti grupi i parë i të burgosurve. 137 gjithsej, mes tyre bosi mitik i mafias italo-amerikane, Al Kapone. Për dekada të tëra, Alkatraz pati reputacionin e njërit prej burgjet
me kushtet më të ashpra në SHBA.

“Thyej rregullat, dhe shkon në burg. Thyej rregullat e burgut, dhe shkon në Alkatraz”, ishte një nga thëniet e famshme mbi këtë burg. Por ishulli i Alkatrazit në Gjirin e San Franciskos në shtetin e Kalifornisë, ka një histori interesante që shkon përtej të qenit vetëm një vend i vuajtjes së dënimit.

Në vitet 1850 ishte një bazë ushtarake

I eksploruar në fillim nga spanjolli Huan Manuel de Ajala në 1775, Alkatraz është emri i amerikanizuar i ‘Isla de los Alcatraces’ (Ishulli i Pelikanëve). Pas përfundimit të Luftës Meksikë SHBA në vitin 1848, Kalifornia u bë pjesë e Shteteve të Bashkuara. Dhe në vitet 1850, në ishull u ndërtua një bazë ushtarake amerikane. E pajisur me më shumë se 100 topa, ajo monitoronte aktivitetin detar në Gjirin e San Franciskos, duke penguar hyrjen e të huajve që zbarkonin shpesh atje për të kërkuar ar.

Burgu u ndërtua nga vetë të burgosurit

Kur nevoja për mbikëqyrjen e armatosur të Gjirit mbaroi, ushtria amerikane e shkatërroi fortesën që kishte ndërtuar, duke lënë të paprekur vetëm themelet e bodrumit. Gjatë viteve 1909-1911, të burgosurit nga radhët e ushtrisë u detyruan të punojnë për të ndërtuar një strukturë të re që do të strehonte të dënuarit e Bregun Perëndimor.
Ushtria ia transferoi pronësinë e ishullit Departamentit të Drejtësisë në vitin 1933. Dhe pikërisht nga ai moment, Alkatraz u bë sinonim i burgut më të keq në botë, duke strehuar gangsterë famëkeq si Al Kapone apo Xhorxh Keli.

Jeta në Alkatraz nuk ishte gjithmonë e tmerrshme

Alkatraz pati që në fillimin reputacionin e ndarjes së kriminelëve më të regjur të Amerikës, nga pjesa tjetër e popullsisë. Ndonjëherë, të burgosurit nuk kishin mundësi as të flisnin me njëri-tjetrin. Por kushtet brenda burgut, nuk ishin dhe aq të këqija sa janë portretizuar shpesh nëpër filma.
Të burgosurit kishin shpesh qelinë e tyre personale. Madje disa të burgosur kërkuan vetë të transferoheshin aty, pasi mundësia e përplasje të dhunshme ishte më e vogël. Arsyeja pse disa nga kriminelët më famëkeq të kohës si Al Kapone u dërguan atje ishte zakonisht për shkak të rutinës së rreptë. Të burgosurit kishin pak privilegje përveç 4 elementëve bazikë:ushqim, strehim, veshmbathje dhe kujdes mjekësor.

LEXO EDHE:  Ç’do të thotë Brexit për sigurinë e Europës?

LEXO EDHE:  Çfarë rreziqesh e presin ekonominë botërore në 2020-ën?

Shanset për t’u arratisur ishin minimale



Shumë njerëz e njohin historinë e Frenk Morris, Xhon Englin dhe Klarens Englin, që tentuan të arratisen nga burgu në vitin 1962, duke përdorur një trap të bërë me copa plastmasi. Askush nuk e di nëse 3 burrat ia dolën, por shanset që të kenë shpëtuar gjallë janë të pakta. Nga 36 burrat që tentuan arratinë në 29 vitet e funksionimit të atij burgu (1934-1963), 23 u kapën, 6 u vranë nga rojet, dhe 2 u mbytën. Pesë të tjerë, përfshirë Morris dhe vëllezërit Eglin, rezultojnë ende sot të zhdukur.

Gardianët e burgut jetuan në Alkatraz bashkë me familjet e tyre

Fëmijët e tyre peshkonin dhe e kalonin kohën në ambientet sociale, që kishin pishina. Familjarët bënin shpesh udhëtime me varkë fundjavave në bregun përballë për të bërë pazar. Ndërsa e kishin të ndaluar të mbanin kontakte me të burgosurit, disa prej tyre shihnin gjithë kërshëri kur mbërrinin të burgosurit e rinj me pranga në duar.

U mbyll në vitin 1963 për shkak të kostos së madhe të mirëmbajtjes

Uji shumë i kripur i detit, gërryente vazhdimisht muret e burgut, duke e rritur shumë koston e mirëmbajtjes. Në vitet 1950, mbajtja e një të burgosuri në Alkatraz i kushtonte shtetit amerikan 10.1 dollarë në ditë, ose 3 herë më shumë sesa në shumicën e burgjeve të tjera federale. Ndërkohë, burgu kishte nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me ujë të pijshëm, që çohej çdo javë me anije.

Në vitin 1969, u “pushtua” në shenjë proteste nga një grup studentësh

Shkaku:të tërhiqnin vëmendjen e qeverisë amerikane ndaj trajtimit të indianëve vendas. Protesta u drejtua nga Riçard Ejks, student në Universitetin Shtetëror të San Franciskos, dhe zgjati gjithsej 19 muaj. Autoritetet e morën situatën nën kontroll në vitin 1971, kur grupi i protestuesve ra nga 400 në vetëm 15. Gjithsesi protesta e arriti synimin e saj:presidenti Riçard Nikson ndryshoi qasje në vitin 1970, duke i dhënë fund konfiskimit të tokave të indianëve të Amerikës.

Mbetet ende sot një nga atraksionet turistike më të njohura

Ishulli i Alkatrazit u shndërrua në një park, dhe në vitin 1972 u bë pjesë e sistemit të parqeve kombëtare të SHBA-së. Nëse doni ta vizitoni, mund të bëni rezervimin paraprak, bashkë me rezervimin e vendit në traget. Kur të zbrisni, një ciceron do t’ju orientojë nëpër të gjitha pjesët e burgut, përfshirë qelinë ku qëndroi dikur Al Kapone. Ishulli vizitohet çdo vit nga më shumë se 1.5 milionë njerëz./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse zhvillojmë imunitet gjatë gjithë jetës ndaj disa sëmundjeve, por jo ndaj të tjerave?

Publikuar

-

Nga

Disa sëmundje, si fruthi, na infektojnë vetëm një herë në jetë, dhe zakonisht na japin një imunitet të përjetshëm. Për sëmundjet e tjera si gripi, ne duhet të vaksinohemi vit pas viti. Atëherë, pse zhvillojmë imunitet gjatë gjithë jetës ndaj disa sëmundjeve, por jo ndaj të tjerave?
Dhe ku klasifikohet koronavirusi mes tyre? Nëse ne zhvillojmë apo jo imunitet ndaj një sëmundjeje, kjo varet shpesh nga antitrupat tanë, të cilat janë proteina që i prodhon trupi ynë si përgjigje ndaj infeksionit. Antitrupat janë një nga mbrojtjet më të njohura të trupit:Ato i rrethojnë qelizat “pushtuese” dhe në rastin më të mirë, i pengojnë ato të marrin nën kontroll qelizat tona, dhe të shumohen.

Pasi ne shërohemi nga një infeksion, nivelet e antitrupave shpesh zvogëlohen, por të paktën disa janë aty të gatshme për të rritur sërish prodhimin, nëse e njëjta sëmundje sulmon prapë. Kjo është arsyeja pse një test mbi antitrupat, mund t’ju tregojë nëse keni qenë të infektuar në të kaluarën. Ndërkohë, është kjo ajo që zakonisht na pengon të sëmuremi për herë të dytë. “Trupi ynë nuk harron”- thotë Mark Xhenkins, imunolog në Universitetin e Minesotës. “Kur ri-prekemi nga një sëmundje, kjo nuk ndodh sepse trupi ynë e ka humbur imunitetin. Ne ri-sëmuremi ose sepse patogjeni ka pësuar mutacion dhe sistemi ynë imunitar nuk e njeh më atë, ose sepse trupat tanë kanë tendencë të kenë një përgjigje imunitare shumë më të dobët”- thotë ai.

Për shembull, merrni gripin. Ky është një virus që mund të ndryshojë lehtësisht gjenet e tij, thotë Xhenkins. Teksa sistemet tona imunitare e shkatërrojnë një version të virusit, lind një variant tjetër, të cilin sistemet tona imunitare nuk e njohin.
Por jo të gjitha viruset ndryshojnë kaq lehtë. Për shembull, virusi i poliomielitit nuk mund ta ndryshojë me lehtësi gjenomin e tij, thotë Xhenkins. Kjo është arsyeja, pse kemi qenë kaq të suksesshëm në thuajse zhdukjen e tij.

E ftohura e zakonshme, por edhe viruset e tjera që zakonisht nuk kalojnë përtej pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes, nuk na ri-infektojnë sepse ndryshojnë shumë shpejt, por sepse trupi ynë nuk prodhon zakonisht shumë antitrupa kundër këtyre patogjenëve të tillë, shprehet Mark Slifka, imunolog në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Primate në Oregon, SHBA.
“Trupat tanë nuk shqetësohen dhe aq për traktin e sipërm të frymëmarrjes”- thekson ai. Dhe kjo është ajo që ne po shohim me simptomat e buta të Covid-19 tek shumica e njerëzve. Virusi ngjitet vetëm pas traktit të sipërm të frymëmarrjes, dhe aty trupi nuk e trajton si një kërcënim.



Në një studim të këtij viti, 10 nga 175 pacientë që kishin pasur simptoma të buta të Covid -19, zhvilluan pak ose aspak antitrupa. Për sëmundjet që nuk bëjnë pjesë në asnjërën prej këtyre kategorive, imuniteti ka tendencë të zgjasë shumë më gjatë.
Kështu, një studim i vitit 2007 i publikuar në “New England Journal of Medicine”, zbuloi se do të duheshin më shumë se 200 vjet që të zhdukej gjysma e antitrupave që keni, pasi kaloni fruthin ose shytat. I njëjti studim gjeti rezultate të ngjashme për virusin Epstein-Barr, i cili shkakton sëmundjen e mononukleozës.

LEXO EDHE:  Lajmet vijnë më shpejt tek ti/ Dy aplikacione për tu informuar përmes telefonit tuaj

LEXO EDHE:  Mos u besoni sondazheve/ Presidenca populiste mund ta çojë Trumpin drejt fitores në nëntor

Por përgjigjet e antitrupave nuk zgjasin gjithmonë. I njëjti studim zbuloi se duhen rreth 50 vjet për të humbur gjysmën e antitrupave nga sëmundja e lisë së dhenve, dhe 11 vjet për të humbur gjysmën e antitrupave nga sëmundja e tetanozit.
Kjo do të thotë që pa u vaksinuar, teorikisht ju mund të infektoheni sërish nga një prej këtyre sëmundjeve në moshë madhore. Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se pse ruajmë më gjatë përgjigjet tona të antitrupave për disa sëmundje, në krahasim me të tjerat.
Ka të ngjarë që disa nga sëmundjet më të zakonshme, si lija e dhenve dhe mononukleoza,
na ri-sëmurin më shpesh sesa e kuptojmë, por që antitrupat që ne kemi e shtypin infeksionin, para se ta vërejmë simptomat fizike në trupin tonë, thotë Xhenkins. Dhe në ato raste, sistemi imunitar është sërish në kapacitet të plotë për shkak të ri-infektimeve.

“Ato e mbajnë vigjilent imunitetin tonë. Ndryshe ndodh me tetanozin, kur ne ndoshta ekspozohemi më rrallë ndaj tij, pasi nuk ndodh shpesh të shkelim në gozhdë të ndryshkura”- thotë ai. Shkencëtarët e tjerë, mendojnë se sistemi imunitar i njeriut është i trajnuar për të shënjestruar patogjenët që “shfaqen” në një formë të caktuar, thotë Slifka.
Një teori sugjeron që ne krijojmë një përgjigje imune më të madhe, dhe më të zgjatur në kohë ndaj patogjenëve që na sulmojnë më shpesh. Për shembull, antitrupat që prodhojmë ndaj lisë, janë të përjetshme. Por tetanozi nuk është aspak përsëritës. Është toksina e prodhuar nga bakteret e tetanozit, dhe jo vetë bakteri ai që na sëmur.

Bazuar në këtë teori, është e mundur që trupat tanë të mos jenë aq të stërvitur për ta shënjestruar këtë proteinë të vetme, thekson më tej Slifka. Pra, a do të jetë imuniteti ndaj koronavirusit të ri – nga sëmurja prej tij, apo vaksina – aq i zgjatur në kohë sa imuniteti ynë
ndaj lisë, apo do të na duhet çdo vit një vaksinë e re? Xhenksins shpreson që po. Të gjitha të dhënat, si nga infeksionet natyrore ashtu edhe nga vaksinat, sugjerojnë se shumica e njerëzve po prodhojnë antitrupa neutralizues, dhe me një shumëllojshmëri që parandalon depërtimin e viruseve në qelizat tona, thotë Xhenkins. Dhe ndryshe nga gripi, SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, nuk po ndryshon shumë shpejt. “Ky virus, ka tiparet e viruseve mbi të cilat ne kemi qenë shumë të suksesshëm me vaksinimet”- përfundon ai./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Bolshevikët donin ta vrisnin, por një lojë shahu i shpëtoi jetën: Historia e pazakontë e Osip Bernshtajnit

Publikuar

-

Nga

Bolshevikët donin ta vrisnin, por një lojë shahu i shpëtoi jetën: Historia e pazakontë e Osip Bernshtajnit

Shahu është një lojë e strategjive, dhe strategjia më e mirë është ajo që të jep fitoren. Kampionët e shahut, fitojnë çmime me vlera të mëdha monetare në fund të turneve ndërkombëtare. Por në këtë rast, çmimi ishte edhe më i lartë.

Në lojën e shahut që Osip Bernshtajni luajti në vitin 1918, në rrezik ishte vetë jeta e tij. Osip Bernshtajn ishte një shahist i famshëm ruso-francez, dhe një avokat i suksesshëm në fushën e financave. Me shumë fitore në karrierën e tij të gjatë në shah, ai u bë i njohur në të gjithë Perandorinë Ruse, dhe mori titullin Mjeshtër i Madh i shahut në vitin 1950.

Përveçse i solli shumë çmime, loja e shahut i shpëtoi jetën Bernshtajnit kur gjërat morën tatëpjetën pas Revolucionit të Tetorit. Po kush ishte Osip Bernshtajni? Lindi më 20 shtator 1882 në qytetin Zhitomir, në Perandorinë Ruse. Në vitin 1906, Bernshtajn u diplomua për drejtësi në Universitetin Haidelberg, dhe nisi karrierën e tij si avokat në fushën e financave. Revolucioni i Tetorit 1917, solli ndryshime të mëdha në të gjithë Perandorinë Ruse.

Disa nga ndryshimet përfshinin sekuestrimin e pronës private, shtetëzimin e të gjitha bankave ruse, konfiskimin e llogarive bankare private, dhe vrasjen e të gjitha atyre që kishin bashkëpunuar me bankierët dhe familjen mbretërore. Dhe një nga ata ishte pikërisht Osip Bernshtajni. Në vitin 1918, pas Revolucionit të Tetorit dhe gjatë Luftës për Pavarësinë e Ukrainës, Bernshtajni po punonte në Odesa si një këshilltar ligjor i një bankieri. Për shkak të bashkëpunimit të tij me bankat dhe mbështetjes ndaj kapitalizmit, u arrestua nga CHEKA- policia sekrete bolshevike, që u krijua enkas për të shfarosur të gjithë armiqtë politikë të shtetit komunist.
Pas arrestimit, u urdhërua të ekzekutohej nga një togë pushkatimi. Ditën e ekzekutimit, ndërsa toga po përgatitej të qëllonte mbi të, eprori i tyre kërkoi të shihte listën me emrat e të burgosurve, që ishin përzgjedhur të ekzekutoheshin atë ditë.



Duke qenë i pasionuar pas shahut, oficeri e njohu menjëherë emrin e Osip Bernshtajnit. Ai e pyeti nëse ai ishte vërtet mjeshtri i famshëm i shahut, dhe Bernshtajn e konfirmoi këtë. Por përgjigja nuk mjaftoi që oficeri të bindej, ndaj ai kërkoi të luante një lojë shahu me të. Kushtet e lojës ishin shumë të thjeshta:nëse Bernshtajn do të fitonte, dhe vërtetonte se ishte realisht një mjeshtër në shah, nuk do të vritej, përkundrazi do të lirohej. Nëse humbte apo refuzonte të luante, do të pushkatohej me të tjerët.

LEXO EDHE:  Ç’do të thotë Brexit për sigurinë e Europës?

LEXO EDHE:  Mos u besoni sondazheve/ Presidenca populiste mund ta çojë Trumpin drejt fitores në nëntor

Bernshtajn arriti ta fitojë pa asnjë vështirësi lojën, dhe u lirua menjëherë. Duke u ndjerë i pasigurt në Bashkimin Sovjetik, Bernshtajn dhe familja e tij shkuan në Paris. Atje ai e vazhdoi karrierën e tij si avokat financiar, teksa vazhdoi të luante shah si përfaqësues i Francës.
Bernshtajn qëndroi në Francë deri në vitin 1940, kur edhe Franca kapitulloi dhe u pushtua nga nazistët. Për shkak të origjinës së tij hebreje, u procedua penalisht nga autoritetet e reja. Gjatë verës së atij viti, ai u arratis drejt Spanjës, kur një patrullë kufitare spanjolle e arrestoi bashkë me familjen e tij.

Për fatin e tij të mirë, disa nga miqtë e tij me ndikim në Spanjë, arritën të negociojnë lirimin e tij, dhe bënë të mundur qëndrimin e tij atje derisa të mbaronte lufta. Bernshtajn u rikthye në Paris në vitin 1945. Një nga lojërat më interesante të shahut prej tij ndodhi në vitin 1954 kur ai ishte 72-vjeç. Në turneun e mbajtur në Montevideo të Uruguajit, Bernshtajni ai arriti në gjysmëfinale, ku duhej të luante kundër Migel Najdorf. Najdorf u ofendua që i duhej të luante kundër një kundërshtari aq të moshuar, dhe ishte aq i sigurt se do ta mundte, saqë arriti të bindë organizatorët të dyfishonin shumën e parave për vendin e parë, në kurriz të uljes sa shumës së parave për vendet e tjera.
Por Bernshtajn e mposhti me vetëm 37 lëvizje, dhe e bëri atë të pendohej për vendimin që mori mbi çmimin e parë. Gjatë jetës së tij, Osip Bernshtajn e fitoi dhe humbi 3 herë pasurinë. Herën e parë gjatë Revolucionit Bolshevik, të dytën gjatë Depresionit të Madh, dhe kur fitoi një pjesë të parave, ai i humbi sërish ato kur Gjermania naziste pushtoi Francën. Por më e rëndësishmja:ai arriti të ruajë thesarin e tij më të çmuar, jetën e tij. Bernshtajn vdiq më 30 nëntor 1962 në një sanatorium në Francë, në moshën 80-vjeçare./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE