Connect with Us

“Njeri i ditur, burrë i paqtë”/ Rama sjell në vëmendje bisedat me Luan Hajdaragën, “acarimet” me Nanon e Metën

Politikë

“Njeri i ditur, burrë i paqtë”/ Rama sjell në vëmendje bisedat me Luan Hajdaragën, “acarimet” me Nanon e Metën

Publikuar

-

“Njeri i ditur, burrë i paqtë”/ Rama sjell në vëmendje bisedat me Luan Hajdaragën, “acarimet” me Nanon e Metën

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje sot, ish-ministrin Luan Hajdaraga, për të cilin thotë se ishtë një burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës.

“LUAN HAJDARAGA ishte babaxhan. Njeri i ditur, burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës, Lakja lehtësonte edhe situatat më të ndera në tryezë, kur brenda familjes sonë politike kishte sherre nga ato të mëdhatë fare, të kohës kur ambiciet e protagonizmat individuale, kishin shpërthyer si breshër mbi kokën e Partisë Socialiste.”-shkruan Rama.

Gjithashtu Rama kujton edhe bisedat e “acaruara” të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Ilir Metës, ndërsa shkruan se “Aq i mirë ishte Lakja me të gjithë, sa të gjithë e thërrisnim emrin e tij në bisedat që nuk ecnin kollaj për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin dikur e qoftë me Ilirin më pas, e automatikisht vinte buzëqeshja e nisnin historitë e të ngrënave heroike dhe batutave epike të Luan Hajdaragës.”.

“LUAN HAJDARAGA ishte babaxhan. Njeri i ditur, burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës, Lakja lehtësonte edhe situatat më të ndera në tryezë, kur brenda familjes sonë politike kishte sherre nga ato të mëdhatë fare, të kohës kur ambiciet e protagonizmat individuale, kishin shpërthyer si breshër mbi kokën e Partisë Socialiste.

Çdo të mërkurë kur mblidhej qeveria, Lakja dhe unë ishim rregullisht disa minuta para orarit në vendet përkatëse, e në pritje të fillimit të mbledhjes, si zakonisht me vonesë të konsiderueshme, këmbenim biseda nga më të ndryshmet. Ai ishte ministër i mbrojtjes në atë kohë dhe në atë karrige e zuri edhe lufta e Kosovës, të cilën e përjetoi me një ndjenjë përgjegjësie aq të madhe sa shpesh përhumbej fare, e i thosha me të qeshur, “Lërja Natos mor burrë t’i drejtojë bombardimet, mos i bëj të gjitha vetë!”…

LEXO EDHE:  Integrimi europian/ Rama: Ballkani nuk është duke ecur në mënyrë homogjene

Aq i mirë ishte Lakja me të gjithë, sa të gjithë e thërrisnim emrin e tij në bisedat që nuk ecnin kollaj për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin dikur e qoftë me Ilirin më pas, e automatikisht vinte buzëqeshja e nisnin historitë e të ngrënave heroike dhe batutave epike të Luan Hajdaragës. Nuk di ndonjë rast që Lakja t’ia ketë prishur dikujt a të jetë prishur me dikë, deri ditën që u nda nga jeta si sot një vit më parë. Edhe në largimin e tij nga rangjet e larta të partisë ai ishte si pakkush i pahatërmbetur, më shkruante hera – herës opinionet e tij, me dashamirësi të madhe e sens politik të qartë.

Nuk ia përtonte asnjëherë as intervistave e debateve televizive kur e ftonin të merrte pjesë dhe ashtu babaxhan, mbronte qëndrimet tona pa kërkuar kurrë në këmbim kurrgjësend. E takova në spital kur sëmundja kishte nisur ta vinte poshtë dhe ashtu i penguar në frymëmarrje, më tha mos ki merak, deri në fund me vete më ke! Nuk takoheshim shpesh, por kur më shkon mendja tek Luani edhe sot e gjithë ditën që ai s’është më, më vjen të buzëqesh nga mendimi se edhe në atë botë ai me siguri ia kalon mirë edhe me ëngjëjt, edhe me djajtë.
#TëPAHARRUESHËM”-shkruan Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rimëkëmbja e turizmit ka filluar”/ Klosi: Duhet të promovojmë bukuritë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i pranishëm në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ministri Klosi theksoi se rimëkëmbja e turizmit ka filluar dhe se Shqipëria po përjeton një mani të madhe për tu vizituar.

Por, gjithashtu Klosi tha se ajo që duhet bërë është të promovohen edhe më tepër bukuritë shqiptare, dhe jo vetëm deti, por duhet të kemi një paketë të plotë turistike.

Është i mrekullueshëm organizimi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e mbrojtur si e gjithe zona e Prespes të afrohet më shumë për turizmin, të afrohet për më shumë aktivitete artistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme.

Në kuadër të turizmit për vitin 2021, Shqipëria po perjeton një mani të madhe për tu vizituar dhe madje kemi më shumë turistë se 2019, që ka qënë viti me i arte dhe kjo falë promovimit më të madh të Shqipërisë.

Na duhet të promovojmë shumë më teper bukuritë shqiptare, na duhet të promovojmë pervec detit dhe të kemi një oferte të plotë turistike.

Kemi numër të konsiderueshem turistësh dhe vizitoresh të huaj. 15 ditët e para të korrikut kemi pasur më shumë turistë se e njëjta periudhe e 2019 dhe deri 5 herë më tepër turistë se 2020 por kjo nuk mjafton. Ne jemi në fillimet e ngritjes se industrisë së turizmit në Shqipëri, na duhet shumë më tepër cilesi ne shërbim, rimëkëmbja e turizmit ka filluar por turizmi nuk mund të jetë një ekonomi e ndarë, është një ekonomi që jep shpresë për zhvillim, është një ekonomi që prodhon më shumë të ardhura, por në rastin e postpandemisë po prodhon edhe më shumë entuziazem në jetën e Shqipërisë dhe në fakt kjo është më e mira se krijon pozitivitet në jetët tona pas periudhës së pandemisë.”-tha Klosi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

SPAK po shkon drejt “peshkut të madh”?/ Ja si përgjigjet Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/07/25/mos-u-dorezoni-ambasadorja-e-shba-mesazh-te-forte-po-ju-genjejne/

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka qënë sot e pranishmë në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ambasadorja Kim ndër të tjera është pyetur edhe në lidhje me të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”.

E pyetur nga gazetarët nëse SPAK po shkon drejt “peshkut të madh”, Yuri Kim tha se kjo është përgjegjësi e institucioneve dhe ato po nisin të përmbushin detyrat e tyre.

“Unë jam diplomate. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate.

Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata.

LEXO EDHE:  Letrat e hapura/ Klevis Balliu: Rama po i hedh benzinë zjarrit

LEXO EDHE:  Programi i Bashës për pronat/ Kulluri i "përvishet": Ndjesë idiote, qeveria Rama-Basha ka abuzuar e pronarët

Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë.”-tha Yuri Kim./CNA.al

“Mos u dorëzoni”/ Ambasadorja e SHBA mesazh të fortë: Po ju gënjejnë

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos u dorëzoni”/ Ambasadorja e SHBA mesazh të fortë: Po ju gënjejnë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vijon të përcjellë mesazhe të forta, në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një prononcim për mediat nga Pusteci ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”, ambasadorja theksoi se “Kam shpresë të pafundme për Shqipërinë.”.

Gjithashtu Yuri Kim theksoi se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe kushdo që thotë që “nuk është asgjë”, po gënjen.

“Unë mendoj që Reforma në Drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim, por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni.

LEXO EDHE:  Pse hesht Meta për propozimin e Berishës?

LEXO EDHE:   “Poshtë Edi Rama”/ Valë protestash në disa qytete

Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë.”-tha Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE