LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në vitin 2021 fjalën e kanë shqiptarët/ Murrizi: Shpresoj mos zgjedhin deputetë vemje e spurdhjakë

30 Korrik 2020, 15:03, Politikë CNA
Në vitin 2021 fjalën e kanë shqiptarët/ Murrizi: Shpresoj

Myslim Murrizi, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka përshëndetur seancën e fundit plenare, e cila me shumicë votash ia arriti qëllimit për miratimin e listave të hapura. Listat e hapura kanë qenë prej kohësh slogan i opozitës në parlament, çka pë Murrizin cilësohet një fitore.

“Sot në Kuvend. Hapja e Listave per Deputetet, është çlirim nga laku qe prej 3 pale zgjedhjesh rendon mbi qafen e Qytetarëve. Listat e hapura kthejne Demokracinë e votës qe u hoq me 21 prill 2008 nga dy kryetar partish

Ne vitin 2021 qytetarët shqiptarë do të zgjedhin me votën e tyre deputetët që ata duan.

Kush merr dhe meriton besimin e QYTETAREVE , le te jete perfaqesues i TYRE ne Kuvendin e Shqiperise

Shpresoj dhe besoj qe zgjedhjet e ardhshme nuk do te kete me ne Parlament as vemje as spurdhjak politik

Klithmat e ketyre diteve te mender ?deputeteve? imagjinare qe paguajne dy birra per t’u propozuar si kandidat per kandidat, shpejt do ngjirren si zogj korbi

Nje falenderim per te gjithe ata qe nuk na konsideruan, qe na shane dhe anatemuan qe na perçmuan qe na MOTIVUAN per te çuar deri ne fund kauzën tonë: LISTAT E HAPURA

Ne qe per skeptiket ishim kot, ishim pa vlere, ishim te shitur e te blere, prishem me kurajo pazarin e piste 30 vjeçar te estabilishmentit te kalbur politik Ne vitin 2021 fjalën e kanë shqiptarët. /CNA.al

Lajmet e fundit nga