LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi miratoi ndryshimet në Kushtetutë/ Basha shpërthen kundër Ramës

30 Korrik 2020, 11:47, Politikë CNA
Kuvendi miratoi ndryshimet në Kushtetutë/ Basha shpërthen

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për shtyp së bashku me aleatët e tij pas votimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese.

Basha thotë se Kuvendi i tregoi se është një çirak i interesave të Ramës, ndërsa theksoi se kryeministri vuri interesin personal përpara qytetarëve shqiptarë.

?Sot kuvendi gjysmak tregoi se është një çirak i interesave politk të Ramës. Interesi i qytetarëve u shkel me këmbë nga kryeminsitri në ikje. Qyetatëreve nuk po u jepen lista të hapura sepse Rama refuzoi propozimin për të hapur listat 100% e për të mos prekur koalicionet. Rama dhe vartësit e tij shkelën me këmbë ligjet dhe kushtetutën, shkelën me këmbë konsensusin të cilin u detyruan ta firmosnin. Kurrë më parë Kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës?, u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga