LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi zbulon koalicionin e fitores: Do qeveris bashkë me Lulin

30 Korrik 2020, 21:14, Politikë CNA
Kryemadhi zbulon koalicionin e fitores: Do qeveris bashkë me Lulin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha në “Syri Tv”, se sapo e ka nisur fushatën elektorale.

Ndërkaq, e pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse do arrijë Rama të përçajë opozitën, ajo u përgjigj  prerë: që LSI do të bëjë koalicion vetëm me PD.

?Çimi duhet të kuptoni një gjë. Nuk ka babë e bir, nonë e gocë ta shpëtojë Edi Ramën. Është i mbaruar, sikur asnjëherë tjetër. Më i tupëruar, ata që do ta turpërojnë dhe do ta zhveshin lakuriq Edi Ramën ashtu sic ka qejf të rrijë do të jenë socialistët e tij?.

Me ndalimin e koalicioneve a do arrijë Edi Rama t?ju përçajë?

“Kurrë! Unë po e them që tani. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ne LSI kemi koalicion me Partinë Demokratike dhe qeverisja jonë pas zgjedhjeve të 2021 do të jetë  vetëm me Partinë Demokratike. Dhe nuk ka për të pasur njeri, bir nëne të lëvizë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo të Partisë Demokratike apo të kujt do partie tjetër që mund të mendojë Edi Rama që mund t?i blejë. Nuk blen dot. Ka blerë seksin deri më tani, por dashurinë nuk e blen dot. Kështu që e ka të mbaruar atë punë”, tha Kryemadhi.

Lajmet e fundit nga