LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimi trondit Elbasanin/ Vritet 40-vjeçari, dy të tjerë të plagosur

30 Korrik 2020, 06:02, Kronika CNA
Krimi trondit Elbasanin/ Vritet 40-vjeçari, dy të tjerë të

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është Florian Lamçja, një person me precendet penal dhe i dyshuar për disa vrasje me pagesë.

?Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ?Luigj Gurakuqi?, Elbasan, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën p?r zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes?-thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se mbrëmë në Elbasan u vra me thikë edhe 23 vjeçari Regis Runaj.

Lajmet e fundit nga