LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I refuzoi ftesën për takim/ Rama-Bashës: Mos humb kohë me dokrra të vjetra, eja në tryezë

30 Korrik 2020, 15:30, Politikë CNA
I refuzoi ftesën për takim/ Rama-Bashës: Mos humb kohë me

Kreu i PD-së, Lulzim Basha refuzoi sot ftesën e kryeministrit Rama për t’u dialoguar së bashku reflektimet e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor për listat dhe formën e re të koalicioneve.

Pas këtij refuzimi ka ardhur dhe reagimi nga Rama për të cilin thotë se Basha është nxituar.
Reagimi i Ramës

“Lulzim Basha reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!” shkruan Rama./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga