LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i kthehet Ramës, i tregon “vendin” pas zgjedhjeve/ Koston e konfliktit do e mbash ti

30 Korrik 2020, 13:58, Politikë CNA
Basha i kthehet Ramës, i tregon “vendin” pas zgjedhjeve/ Koston

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama ndërsa thekson se koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbajë ai.

Basha shprehet i vendosur se vendi i Ramës pas zgjedhjeve, është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij.

?Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale?, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga