Connect with Us

Apeli i kryeinfermieres së Infektivit: Akoma po përballemi me përbindëshin virus, jemi të alarmuar!

Shëndeti

Apeli i kryeinfermieres së Infektivit: Akoma po përballemi me përbindëshin virus, jemi të alarmuar!

Publikuar

-

Apeli i kryeinfermieres së Infektivit: Akoma po përballemi me përbindëshin virus, jemi të alarmuar!

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Stefa i është drejtuar me një apel qytetarëve shqiptarë për të ndihmuar personelin shëndetësor duke përdorur maskat për tu mbrojtur nga COVID-19.

Sipas Stefës, lufta është e ashpër brenda spitaleve dhe stafi shëndetësor është në mëdyshje me popullin pasi ky i fundit nuk ia ka besuar diçka të tillë. Ajo thekson se duhet sensibilizim pasi tashmë Shqipëria është në një fazë të pashpjegueshme.

”Akoma përballemi me përbindëshin virus. Jemi në një fazë që as vetë s’dimë si ta shpjegojmë. Jemi në mëndyshje me popullin. S’po na i besojnë një gjë të tillë. Virusi është një përbindësh dhe jemi të alarmuar. Jo se ka munguar ndonjë gjë. Ne jemi në këmbë. Jemi të lodhur se jemi njerëz por kështu do qëndrojmë deri në fund. Të gjithë bashkë. Por të gjithë duhet të sensibilizohen. Një maskë ndan çdo gjë nga e keqja. Një maskë shpëton një jetë njeriu. Populli të na mirëkuptojë me këtë pjesë. Lufta është shumë e ashpër. Duhet sensibilizim që të jemi më të sigurtë”, shprehet Merita Stafa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Boll me broçkullat e maskave! Covid nuk luftohet me topa prej lecke”/ Mjeku “shkund” qeverinë: Shtrojuni punës…

Publikuar

-

Nga

“Boll me broçkullat e maskave! Covid nuk luftohet me topa prej lecke”/ Mjeku “shkund” qeverinë: Shtrojuni punës…

Eksperti i Shëndetit Publik,  Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale ku e konsideron menaxhimin e situatës së Covid-19 nga qeveria si luftë më topa lecke.

Duke bërë një paralelizëm me shtetin Gjerman, Dasho i referohet strategjisë për mbajten e maskave në vendet publike.

Dasho shkruan se maska është një masë e nevojshme por aspak e mjaftueshme, ndaj ministra e qeveritarë, duhet ti lënë brockullat se Covid luftohet me topa lecke por ti shtrohen punës dhe të krijojnë një sitem të aftë gjurmimi, testimi dhe trajtimi.

“STATUSI I FUNDJAVËS, 8.08.2020

NJË LUFTË ME TOPA LECKE

Përsa i takon zbatimit të ligjeve, është e vështirë të gjesh një vend më të rregullt se Gjermania. Të paktën në Europë. Zbatimi i masave anti-COVID nuk bën përjashtim. Përdorimi i maskës në çdo mjedis të mbyllur dhe respektimi i distancimit fizik është bërë tashmë pjesë e sjelljes së çdo qytetari gjerman. Kur shihet një person pa maskë në një mjedis të mbyllur, nënkuptohet se nuk ke përballë një shkelës ligji, por një person që e ka kaluar dhe tashmë është shëruar prej COVID-it.

DHE PËRSËRI GJERMANIA KA HERË PAS HERE SHPËRTHIME TË RASTEVE ME COVID!

Për adhuruesit e maskave, sidomos në vende si Shqipëria, kjo situatë është paradoksale. Në se Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve, mjekë dhe politikanë të veçantë po i përgjërohen popullit të “pabindur” shqiptar që të mbajë maskën “shpëtimtare”, pse Gjermania, vendi ku gjithkush mban maskë, ka sërish shpërthime të COVID-it?

Përgjigja është e thjeshtë:

MASKA ËSHTË NJË MASË E NEVOJSHME, POR ASPAK E MJAFTUESHME PËR TË PARANDALUAR COVID-IN!!!



NË SE MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE NUK “BËJNË DETYRAT E SHTËPISË” MBAJTJA E MASKAVE NGA QYTETARËT KA VETËM NJË ROL PERIFERIK NË PARANDALIMIN E COVID!

Gjermania nuk e kontrollon COVID-in sepse qytetarët gjermanë mbajnë maska, por sepse Gjermania zbaton në mënyrën më shkencore të mundshme përafrimin tashmë të gjithëpranuar Testo-Gjurmo-Trajto, madje edhe Testo-Gjurmo-Izolo!

Gjermania nuk bën 14 mijë teste për një milion banorë, por 110 mijë! Gjermania nuk gjurmon me çantë si në shekullin e 19-të, por me një nga aplikacionet më të sakta në botë! Gjermania nuk e lë trajtimin në duar të “heronjve”, por të sistemeve! Gjermania nuk shton kapacitetet e kujdesit intensiv me fjalë, por me vepra! Gjermania nuk i ka lënë fatet e epidemisë në dorë të amatorëve dhe të paaftëve, por në dorë të Robert Koch Institute!

TË NDERUAR QEVERITARË, MINISTRA, MADJE EDHE KOLEGË!

BOLL ME BROÇKULLAT E MASKAVE, SEPSE COVID NUK LUFTOHET ME TOPA PREJ LECKE!

SHTROJUNI PUNËS DHE KRIJONI NJË SISTEM TË AFTË TË TESTOJË, GJURMOJË DHE TRAJTOJË!

NJË SISTEM QË T’A BAZOJË PUNËN JO TEK FOLKLORIZMI DHE PATETIZMI, POR TEK TË DHËNAT E SURVEJANCËS EPIDEMIOLOGJIKE, TEK PRAKTIKAT MË TË MIRA TË BOTËS DHE TEK MENDIMI I KUALIFIKUAR MJEKSOR!

DHE KUR POPULLI SHQIPTAR DO TË SHOHË SE JENI SERIOZË NË PËRPJEKJET PËR KONTROLLIN E COVID, DO TË MBAJË MASKËN DHE DO TË RESPEKTOJË KËSHILLAT TUAJA! ASHTU SI POPULLI GJERMAN!

ATËHERË COVID-I DO TË VENDOSET NË KONTROLL EDHE NË  SHQIPËRI!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mungesa e gjakut, alarmuese

Publikuar

-

Nga

Mungesa e gjakut, alarmuese

Edona, 40-vjeçare nga Prishtina, për pesë vjet me radhë, dy deri në tri herë në vit, dhuron gjak për të shpëtuar jetë. Ajo thotë se këtë veprim e bën edhe për veten e saj që të ndihet mirë.

Por, që kur ka filluar pandemia, nuk ka shkuar më në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

‘’Fatkeqësisht jo, nga frika prej pandemisë. Këtë vitin e fundit, prej janarit nuk kam dhënë asnjëherë. Në shkurt e kam pasur kohën, por nuk kam mundur të shkoj, pastaj filloi pandemia dhe prej marsit u mbyllën krejt. Por, edhe frika nga pandemia’’, thotë ajo.

Aktualisht, Qendra e Transfuzionit të Gjakut është në gjendje alarmi. Mungesa e vullnetarëve të gjakut ka bërë që tashmë të harxhohen rezervat e grumbulluara.

Në Kosovë, përmes vullnetarëve, sigurohen rreth 30 mijë doza gjak në vit. Me këto doza sigurohen rreth 90 për qind të nevojave të pacientëve për gjak, në institucione publike shëndetësore në Kosovë.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Transfuzionit të Gjakut, sipas së cilës përpos personave me COVID-19, e që kanë pasur nevojë për gjak, shumë pacientë të tjerë të aksidentuar e me sëmundje të tjera, i kanë shpenzuar dozat e gjakut.

‘’Ne kemi pasur një rezervë të madhe të gjakut, të cilën e kemi grumbullur gjatë muajit qershor kur e kemi pasur javën e dhurimit vullnetar të gjakut. Ato rezerva deri tash kanë qenë të mjaftueshme, por meqenëse numri i të sëmurëve me COVID-19 u rrit dukshëm, i kemi ndërprerë aksionet e dhurimit vullnetar të gjakut’’, thotë ajo.



Muaji i fundit kur është grumbulluar gjak, ka qenë qershori i këtij viti. Ndërkaq, nga ai muaj e deri këtë javë kur edhe është bërë thirrje te qytetarët që të dhurojnë gjak, nuk është grumbulluar rezervë.

Zhubi thotë se edhe të sëmurët me COVID -19, po kanë nevojë për gjak, andaj kjo edhe ka ngritur alarmin tek institucionet që të sigurojnë doza gjaku.

”Apelojmë te të gjithë qytetarët e Kosovës që të dhurojnë gjak, pasi dhurimi në këtë kohë e bën atë person dyfish hero. Gjak marrin edhe pacientët me COVID-19. Mund të them që deri tash 70 pacientë me COVID-19 pozitivë kanë marrë gjak’’, tregon Zhubi.

Edhe Shpresa Bucolli 39-vjeçare, nga Prishtina, juriste me profesion, është dhuruese e rregullt e gjakut. Sipas saj, dhurimi i gjakut duhet të bëhet obligim moral dhe njerëzor për të gjithë.

Ajo edhe gjatë kohës së pandemisë, nuk e ka ndërprerë dhurimin vullnetar. Herën e fundit ka dhuruar në muajin qershor kur edhe ishte organizuar nga Qendra e Trasfuzionit.

‘’Unë kam dhënë në muajin qershor, atëherë kur edhe e kam pasur kohën. Unë jap gjak çdo katër muaj. Nuk jam frikësuar nga COVID-19, sepse ndihem e sigurt gjatë dhurimit të gjakut. Unë që nga shkolla e mesme dhuroj vullnetarisht gjak’’, thotë ajo.

Bazuar në të dhënat e Transfuzionit të Gjakut, numri i dhuruesve të gjakut në Kosovë është rritur nga viti në vit. Dhuruesit e gjakut janë të moshave të ndryshme dhe grupeve të ndryshme të gjakut./ REL

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kanella ul sheqerin në gjak/ E vërtetë apo mit?

Publikuar

-

Nga

Kanella është një pemë me gjelbërim të përjetshëm që i përket familjes Lauraceae, të tilla si sassafras, kamfor dhe avokado. Historia e kanellës ka origjinë shumë të lashtë. Grekët dhe Latinët e përdorën atë si një bimë medicinale për të trajtuar problemet e tretjes, ndërsa tradita indiane Ayurvedic thotë se është e dobishme kundër artritit dhe diarresë. Kohët e fundit, megjithatë, është përhapur thashethemet se kanella gjithashtu ka aftësinë për të ulur sheqerin në gjak, domethënë nivelin e sheqernave në gjak. Por a është e vërtetë që kanella ul sheqerin në gjak? Brenda këtij artikulli ne do t’i përgjigjemi kësaj dhe pyetjeve të tjera.

A ulet sheqeri në gjak nëse konsumoni kanellë?

Po, kanella gjithashtu ka këtë përfitim, mënyra më e mirë për ta marrë do të ishte shpërndarja e kësaj erëze në ujë dhe më pas ta pini. Në këtë mënyrë ne do të ulim nivelin e sheqernave të pranishëm në gjak duke ulur edhe nivelin e glicemisë.

Doza optimale ditore është 6 gram kanellë, domethënë një lugë çaji në ditë, duke ulur ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak të subjekteve që vuajnë nga diabeti tip 2. Këto përfitime janë të mundshme falë një përbërësi aktiv të pranishëm në kanellë, MHCP, një përbërës i tretshëm i ujit dhe polifenolit, i cili ka efekte të ngjashme me ato të insulinës dhe aktivizon receptorët duke vepruar në sinergji me hormonin që metabolizon glukozën. Disa studime kanë zbuluar se nëse pini ujë kanellë për dy javë, ne mund të ulim nivelin e sheqerit në gjak për 20%.



Si të përgatitni ujë me kanellë

Mund të jetë shumë e dobishme të përgatisni pak ujë dhe kanellë në shtëpi, në mënyrë që ta keni gjithmonë këtë ilaç efektiv natyral për uljen e sheqerit në gjak. Për ta bërë këtë, gjithçka që duhet të bëjmë është të ziejmë 250 ml ujë dhe derdhni atë në një filxhan që përmban një shkop kanellë. Do të na duhet të lëmë kanellën për rreth 10 minuta, duke e mbuluar gotën, në mënyrë që aroma e erëzës të mos avullojë. Pas kësaj do të duhet të filtrojmë pijen për të hequr copat e shkopit të kanellës. Ata që nuk e pëlqejnë aromën e kanellës mund ta ëmbëlsojnë pijen me sheqer kallamishte ose pak mjaltë. Ose mund të aromatizohet duke shtuar një fetë limoni ose portokalli. Nëse preferoni ta pini atë të ftohtë, mund të shtoni gjysmë lugë çaji kanellë terren në një shishe 0.

Përfitimet e kanellës

Përveç uljes së sheqerit në gjak, kanella ka edhe përfitime të tjera për trupin. Për shembull, lufton kapsllëkun, përmirëson qarkullimin, ndihmon kundër dhimbjeve të nyjeve. Kanella mund të ndihmojë në luftimin e venave me variçe dhe është një stimulues i shkëlqyer i trurit që forcon kujtesën dhe aftësinë për t’u përqendruar. Uji i kanellës stimulon ndjenjën e ngopjes duke ndihmuar dietat të hanë më pak. Uji i kanellës ndihmon zorrët duke kundërshtuar formimin e gazit dhe duke parandaluar blozën dhe meteorizmin. Më në fund, uji i kanellës është një energjitik i shkëlqyeshëm dhe mund të përdoret si pije energjetike për ata që vuajnë nga lodhja kronike dhe rraskapitja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE