LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zemaj: Qytetarëve të Shqipërisë nuk u kërkohet test i i COVID-19 për të hyrë në Kosovë

29 Korrik 2020, 09:41, Kosova & Bota CNA
Zemaj: Qytetarëve të Shqipërisë nuk u kërkohet test i i

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, të cilit i ka konfirmuar se qytetarëve të Shqipërisë nuk do të iu kërkohet testi për COVID-19 kur hyjnë në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit dhe se si rrjedhojë nuk do të kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët nga Lugina e Preshevës.

?Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19. Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës. Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!?, shkruan Zemaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga