LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim tjetër mesazh/ SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi

29 Korrik 2020, 12:58, Politikë CNA
Yuri Kim tjetër mesazh/ SHBA do të vazhdojë të

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë online me përfaqësues të KLGJ dhe Gjykatës së Lartë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim jep një tjetër mesazh në lidhje me Reformën në Drejtësi, ndërsa thekson se SHBA do të vijojë ta mbështesë.

?E lumtur që dëgjova planin për Gjykatën e Lartë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi. Takimi ishte për funksionalitetin e plotë të Gjykatës deri në fund të 2021. KLGJ duhet të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Mungesa e kësaj gjykate pengon kontrollin dhe ekuilibrin e qeverisë. Kjo gjykatë nuk është funksionale, ndaj drejtësia mohohet, duke vonuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt BE-s?, shkruan Yuri Kim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga