LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili zbardh debatet në Këshilin Politik/ “Gjiknuri na iku nga tavolina, e presim gjithë natën”

29 Korrik 2020, 21:19, Sociale CNA
Vasili zbardh debatet në Këshilin Politik/ “Gjiknuri na iku nga

Përfaqësuesi i opozitës së Lulzim Bashës në tavolinën e Këshillit Politik, Petrit Vasili, tha se mbledhja e sotme në Pallatin e Kongreseve nuk u mbyll si herët e tjera.

Vasili tha gjatë një prononcimi për mediat se pas 5 orësh diskutime, Damian Gjiknuri i PS-së u largua nga tavolina.

Vasili pretendon se ai dhe Bylykbashi ishin të gatshëm të gjenin një konsensus, por Gjiknuri i ishte larguar nga tavolina duke mos pranuar propozimet e tyre.

?Në 5 orë debat, PS paraqiti 0 argumente në mbështetje të asaj që duan të miratojnë në mënyrë të njëanshme për të kundërshtuar propozimin e opozitës që adreson listat e hapura. Është e qartë që këto goditje dhe ikja nga tavolina e PS, i cili u largua nga tavolina dhe dëgjova që deklaroi se edhe po të kishte reflektim, ishte i gatshëm ta diskutonte nesër, ndërkohë që ne jemi shprehur të gatshëm që të mos largohemi nga ajo tavolinë.

Nuk ka pasur asnjë argument në tavolinë, as këtu, as në rezidencën e Ambasadës amerikane. Ky është një ndryshim i njëanshëm dhe atentat kushtetues për qëllimin e vet. Edi Rama ka logjikën dhe vizionin që me këto copa buke të mund të ndalë një uragan të pandalshëm. Ky është fakt, është kënaqësi për ne dhe shqiptarët që e pranon se është i humbur se pranon që është i gatshëm të bëjë gjithçka për dështimin e tij. Po e presim këtu Gjiknurin gjithë natën, s?jemi larguar?, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga