LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk u paraqit për testin e Covid-19, Barcelona hap çështje ndaj mesfushorit

29 Korrik 2020, 11:19, Sport CNA
Nuk u paraqit për testin e Covid-19, Barcelona hap çështje ndaj

Artur Melo mund të ketë një fund të hidhur tek Barcelona, pasi mesfushori u largua në Brazil dhe refuzon të luajë në Ligën e Kampioneve. Kjo sjellje e brazilianit mund të bëjë që klubi katalanas të marrë masa ligjore kundër 23 vjeçarit.

Barcelona po mendon të mos e pranojë kërkesën e Artur Melos për të përfunduar kontratën një muaj para tranferimit të tij tek Juventusi. Të hënën mesfushori nuk u paraqit për të bërë testin e Covid-19 dhe të martën nuk u paraqit në stërvitje.

Lojtari ndihet i keqtrajtuar nga Barcelona, pasi katalanasit e detyruan të transferohej te Juventusi në një shkëmbim me Pjaniç edhe pse braziliani nuk dëshironte të largohej nga Barcelona.

Klubi spanjoll i cilëson këto veprime si akt rebelimi nga mesfushori dhe ka hapur një çështje ndaj brazilianit.Dokumentacioni është në duart e Barcelonës dhe Artur Melo pritet të ndëshkohet.

Lajmet e fundit nga