Connect with Us

“Mrekullinë e presim nga kujdesi”/ Thirrja e Piperos: Virusi s’ka këmbë vetë të shkojë në shtëpi

Shëndeti

“Mrekullinë e presim nga kujdesi”/ Thirrja e Piperos: Virusi s’ka këmbë vetë të shkojë në shtëpi

Publikuar

-

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Mjeku Pëllumb Pipero, ka bërë një thirrje për qytetarët, teksa ka folur për vaksinën anti-Covid dhe pritshmëritë.

Pipero tha se nuk ka shumë pritshmëri te vaksina, ndërsa theksoi se mrekullinë e pret vetëm nga kujdesi i qytetarëve.

Ai bëri thirrje në një lidhje me Syri Tv, që qytetarët të kenë sa më shumë kujdes dhe të mbajnë distancë sociale, pasi theksoi se virusi nuk ka këmbë vetë të shkojë në shtëpi.

“Unë kam parë që lokalet e natës janë të tejmbushuara, dhe është e pamundur të përdoret maska apo të mbahet distanca fizike. Vendime që kanë të bëjnë me gjoba si masë ekstreme janë të dhimnshme, por janë të nevojshme për kufizimin e përhapjes së pandemisë. Të rinjtë janë më të ekspozuar, po për fat të mirë preken me pak se të tjerët.

LEXO EDHE:  “Duhet mbajtur distancë”/ Epidemiologu Ulqinaku: Vaksina të jetë me dëshirë, jo e detyrueshme

Virusi nuk ka këmbë vetë të shkojë në shtëpi, por shkon nëpërmjet nesh. Për mua, nuk është se presim ndonjë mrekulli me ardhjen e vaksinës. E para duhet të presim të prodhohet. Unë mendoj se nga fundi i vitit mund ta kemi. E dyta duhet të presim të na vijë radha.

Dhe e treta duhet të shikojmë sa efikase do të jetë për imunitetin. Mrekullinë e presim nga informacioni që duhet tu japim njerëzve për situatën. Mrekullinë e presim nga kujdesi për t’u mbrojtur sa më mirë dhe duke respektuar distancën. Vaksina është e mirëpritur por nuk pres ndonjë mrekulli të veçantë.’

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Spahia flet me shifra/ Afro 100% e personave të intubuar me koronavirus humbin jetën

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i PD-së/ Kryeepidemiologu i Surrelit le mjekët pa rroga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, deklaroi se vdekshmëria te personat e intubuar si pasojë e koronavirusit është afro 100%.

Duke folur për këtë bilanc, Spahia ngriti akuzat se fajin e ka qeveria që nuk ka ribursuar përballimin e shpenzimeve të personave që marrin trajtim në banesë.

Sipas tij, pacientët paraqiten me shumë vonesë dhe kushte të agravuara, gjë që reflektohet te pamundësia e ekipeve mjekësore për të ndryshuar rrjedhën e sëmundjes.

Kemi denoncime për pamundësi të qytetarëve për përballimin e shpenzimeve ekonomike në trajtimin në kohë me preparatet e duhura dhe kjo reflektohet te paraqitja tepër vonë, shpesh herë në dyert e spitaleve. Çka reflektohet te numri i lartë i personave të intubuar dhe vdekshmëria e lartë e personave të intubuar që kemi ne. Vdekshmëria te personat e intubuar. Kjo shifër të bën të mendosh për arsyen. Kemi shifrën afro 100% te personat e intubuar dhe kjo është tragjike.

Veriu i Italisë në pikun e vet me një mesatare të jetës së pacientëve me të lartë se e jona, arriti te 50% e vdekshmërisë te personat e intubuar, ne e kemi afër 100%. Unë di personalisht 2-3 që kanë dalë nga intubimi me sukses, të tjerë nuk di. Pacientët në Shqipëri paraqiten me shumë vonesë dhe kushte të agravuara, gjë që reflektohet te pamundësia e ekipeve mjekësore për të ndryshuar rrjedhën e sëmundjes së fatkeqësisht përfundon me vdekjen e tyre”, tha demokrati në Abc News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbi 300 të infektuar në 24 orë/ 3 humbje jete nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë tek Infektivi profesori i mjekësisë/ Manastirliu: Një nga ata mjekë të rrallë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Mësohet se janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Qytetarët lëvizin pa maska/ Policia bën namin me gjoba, 10 shoqërohen në komisariat

LEXO EDHE:  “Duhet mbajtur distancë”/ Epidemiologu Ulqinaku: Vaksina të jetë me dëshirë, jo e detyrueshme

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 319

Të shëruar ne 24 orë 90

Të shtruar në spitale 301

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1534

Testime totale 123,960

Raste pozitive 20,634

Raste të shëruara 11,097

Raste Aktive 9,035

Humbje jete 502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4566

Durrës 847

Fier 692

Korçë 569

Shkodër 522

Lezhë 405

Elbasan 395

Vlorë 360

Berat 266

Kukës 191

Gjirokastër 129

Dibër 93./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e numrit të të infektuarve/ Pipero tregon çfarë nga ndryshuar tek koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Rritja e numrit të të infektuarve/ Pipero tregon çfarë nga ndryshuar tek koronavirusi

Mjeku infeksionit Pëllumb Piepero ka folur mbi situatën e Covid në vendin tonë.

Pipero ka theksuar se mbetet shqetësuese rritja e numrit të rasteve pozitive me koronavirus. Sipas Piperos, rritja e numrit të të infektuarve ka ardhur si pasojë e ekspozimit maskimal gjatë pushimeve verore, si dhe me ardhjen e vjeshtës dhe ftohjes së motit.

“Shqetësuese mbeten rastet pozitive, kemi rreth 300 pacientë të shtruar në spital. Është shifra më e lartë dhe kjo është arsyeja që janë marrë masat për dy spitale të tjera. Me kthimin nga plazhi, me kthimin nga pushimet ekspozimi ka qenë maksimal me ardhjen e vjeshtës me ftohjen e motit me grumbullimet brenda mjediseve të mbyllura shtohet mundësia e infektimeve. Ajo që ka ndryshuar është ritmi i transmetueshmërisë i cili është rritur”, u shpreh Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE