LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me 41 kg kanabis në makinë/ Arrestohet një person në Nikël

29 Korrik 2020, 13:17, Kronika CNA
Kapet me 41 kg kanabis në makinë/ Arrestohet një person në

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë informacion se një shtetas po transportonte një sasi lënde narkotike në drejtim të fshatit Luz, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verjon”.

Si rezultat i operacionit, rreth orës 23:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Fushë Krujë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Verjon, Njësia Administrative Nikël, Krujë, në tentativë për të transportuar 41 kg cannabis sativa, sasi e cila u gjet gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip ?Benz? që ky shtetas drejtonte.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e pronarit të mjetit, shtetasit G. T., banues në fshatin Zallë, i cili i kishte dhënë mjetin shtetasit të kapur në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim./CNA.al

Lajmet e fundit nga