LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjashtë shtete amerikane regjistrojnë rekord humbje jetësh nga Covid-19

29 Korrik 2020, 08:28, Kosova & Bota CNA
Gjashtë shtete amerikane regjistrojnë rekord humbje jetësh nga

Gjashtë shtete amerikane kanë raportuar rekord ditor të numrit të vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Numri në rritje i rasteve kërcënon përpjekjet për ta vënë nën kontroll pandeminë dhe për rifillim të aktivitetit ekonomik.

Gjashtë shtetet që kanë regjistruar numër rekord të vdekjeve brenda një dite janë: Arkansas, Kalifornia, Florida, Montana, Oregon dhe Teksas. Numri i personave të prekur me këtë virus vetëm në Teksas, ka kaluar shifrën 400,000.

Në Kaliforni, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se latinët përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të infektuara dhe gati gjysmën e viktimave./CNA.al

Lajmet e fundit nga