“Nuk presim mrekulli nga vaksina”/ Pëllumb Pipero mesazh të fortë qytetarëve
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka folur sot për situatën e...
Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i jetëve të humbura nga Covid-19, që nuk kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sipas të dhënave të publikuara përditë nga Ministria e Shëndetësisë, janë 14 raste vdekjeje që nuk kanë pasur sëmundje të tjera deri në darën 28 korrik, ose 9.5% e totalit të vdekjeve (gjithsej 148).
Kjo shifër është rritur ndjeshëm në krahasim me periudhën mars-mesi i korrikut, kur pesha e jetëve të humbura pa sëmundje, nuk zinte më shumë se 2-3% të totalit.
Çfarë po ndodh?
Petrit Malaj, mjek pneumolog pohon se ka raste se të sëmurët rrinë për një kohë të gjatë me temperature dhe dëmet janë të pakthyeshme kur shkojnë tek mjeku. Kur, një individ kalon 5 deri në 7 ditë me temperaturë, për çfarëdolloj gripi, atëhere duhet patjetër vizitë tek mjeku.
Ai shton se për personat që po vdesin pa sëmundje shoqëruese, mjekësia nuk ka shumë komente, pasi personi mund të ketë një sulm jo të zakontë nga virusi dhe në atë moment mund të jetë me imunitet të dobët.
Por ndërkohë nuk mund të përjashtohet rasti i ndonjë sëmundjeje dytësore të paekzaminuar më parë, si diabeti.
Dr. Malaj pohon se javën e fundit janë shtuar ndjeshëm personat që ankohen për temperaturë të lartë dhe gjendje gripale, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve po vetëkurohen dhe po e kalojnë në shtëpi dhe nuk arrijnë të diagnostikohen nëse kanë Covid-19.
Mosha mesatare ulet sërish
Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 ka vijuar sërish të ulet. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përpunuara nga Monitor, deri në 28 korrik (148 jetë të humbura), mosha mesatare ishte 66.8 vjeç.
Në krahasim me përpunimin e mëparshëm, të realizuar në 14 korrik, mosha mesatare ka rënë edhe me një vit, ndërsa nga fillimet e pandemisë (12 prill-23 jetë të humbura), ka zbritur me 4.4 vjet, në një tregues që virusi po bëhet vdekje prurës edhe te moshat më të reja.
Në krahasim me Italinë, që ka një moshë mesatare të personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 prej 80 vjeç, ky tregues në Shqipëri është rreth 13 vjet më pak.
65.5% e vdekjeve janë meshkuj, që janë kategoria më e prekur nga ky infeksion, në linjë dhe me tendencat globale.
Mosha mesatare e meshkujve që kanë humbur jetën është 67.1 vjeç, me një rënie prej 0.9 vjet, në krahasim me mesin e prillit.
Ndryshimi drastik ka ardhur tek femrat. Në krahasim me fillimet e pandemisë, ka një zbritje të ndjeshme të moshës së femrave, nga 77 vjeç në 12 prill në 66.3 vjeç ditën e djeshme.
Dr.Malaj thotë se femrat në Shqipëri, ndonëse jetojnë më gjatë, kanë një barrë më të lartë sëmundjesh sesa meshkujt që në moshë të re dhe kjo bën që femrat relativisht më të reja të jenë më të brishta ndaj pasojave që shkakton Covid-19.
Grupmosha me vdekjet më të larta në vend është 60-69 vjeç, me 38% të totalit, e ndjekur nga 70-79 vjeç (24%) dhe mbi 80 vjeç me rreth 16%. Gjithsesi, ka një rritje të ndjeshme të peshës së vdekjeve nën moshën 60 vjeç, që në 28 korrik përbënte 23% të totalit, nga 8.7% në mesin e muajit prill.
Në krahasim me Italinë, situata është tërësisht e ndryshme. Ndonëse Italia ka një numër shumë më të lartë vdekjesh, mbizotërojnë moshat e mëdha. Sipas të dhënave të publikuara nga Ilsole24 ore, të përditësuara deri në 14 korrik, 85% e vdekjeve në Itali janë të grupmoshës mbi 70 vjeç, përkundrejt rreth 39% që është në Shqipëri për të njëjtën grupmoshë./Monitor
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka folur sot për situatën e...
Mjeku infeksionist, profesor Tritan Kalo ka shpërthyer me ak...
Në vend ditën e mërkurë, do të vijojnë depërtimin masat e nx...
Përfaqësuesja e Komitetit të Ekspertëve dhe shefja për sëmun...
Në një azhurnim të situatës mbi ndikimin e pandemisë tek kom...
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se gjatë gus...
Gazetari, Bledi Strakosha është njëri prej 117 personave që ...
Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në vendin...
Një zjarr ka rënë rreth mesditës së sotme në një pikë varrez...
Mjekja hematologe, Alma Cili, ka rrëfyer, se pas infektimit ...
Mjeku epidemiolog Taulant Muka i ka drejtuar kritika të fort...
Gazetari Artan Hoxha i ka drejtuar një thirrje Urgjencës Kom...
Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka njoftuar se është lejuar ...
Koronavirusi ka bërë “kërdinë” në Kuvendin e Shqipërisë.Pas ...
Konfirmohet me koronavirus deputeti i opozitës parlamentare,...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv n...
Europa Juglindore do të ndikohet nga aktiviteti i rrymave aj...
Konfirmohen 32 fluturime nga Rinasi për në datën 28.07.2020 ...
Situatë serioze paraqitet në vendin tonë pasi raportohet rri...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj bëri të ditur sot...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...