LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-trajneri befason ne deklaratën: Partizani do të udhëtojë drejt Korçës me ekipin e të rinjve

28 Korrik 2020, 10:01, Sport CNA
Ish-trajneri befason ne deklaratën: Partizani do të udhëtojë

Mbrëmjen e djeshme, Sulejman Starova ishte I ftuar në emisionin ?Pressing? të Gerti Çarçanit. ?Bobi? ka lëshuar një deklaratë që ka habitur dhe Nevil Deden, duke ndërhyrë dhe prerë fjalën e Starovës. ?Partizani do të udhëtojë drejt Korçës me lojtarë të rinj?, u shpreh Starova.

I menjëhershëm ka qenë reagimi I Dedes, që I ftuar në panel ka ndërprerë trajnerin e njohur duke kërkuar më shumë detaje rreth fjalëve të tij. Menjëherë Starova I është përgjigjur se sipas informacioneve që ai ka, pritet që një gjë e tillë të ndodhë për ndeshjen e mbrëmjes së 29 korrikur mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Biseda:

Sulejman Starova: Partizani do të udhëtojë drejt Korçës me lojtarë të rinj

Nevil Dede: Prit prit, si ishte kjo? Do shkojnë me lojtarë të rinj?

Sulejman Starova: Po Po. Sipas informacioneve që unë kam, pritet që Partizani të udhëtojë me lojtarë të rinj për ndeshjen në Korçë.

Lajmet e fundit nga