LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektohet me Covid-19 Bledi Strakosha/ Në emisionin e fundit 90 minuta bisedë me Enkel Demin

28 Korrik 2020, 14:34, Sociale CNA
Infektohet me Covid-19 Bledi Strakosha/ Në emisionin e fundit 90 minuta

Gazetari, Bledi Strakosha është njëri prej 117 personave që rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ështe vetë moderatori i cili në një njoftim në rrjetet sociale shkruan: ?Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19.  Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët?.

Me dhjetra miq po i urojnë shërim të shpejtë Strakoshës, i cili në emisionin e fundit të transmetuar në RTSH dhe të hedhur në faqen e videove Youtube dje ka pasur të ftuar kolegun Enkel Demi.

Natyrshëm që në tryezën e bisedës është mbajtur distancë, por mungesa e maskave në një bisedë që zgjat rreth 90 minuta është një tregues që Demi duhet të ndjekë protokollet në ditët në vijim. /CNA.al

Lajmet e fundit nga