Connect with Us

Atentati ndaj Emiljano Ramazanit/ Arrestohen babë e bir, gjendet arma e ekzekutimit

Kronika

Atentati ndaj Emiljano Ramazanit/ Arrestohen babë e bir, gjendet arma e ekzekutimit

Publikuar

-

Atentati ndaj Emiljano Ramazanit/ Arrestohen babë e bir, gjendet arma e ekzekutimit

Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrasjen e Emiljano Ramazani, më datë 20 korrik.

Mësohet se specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale Renea, forcat “Shqiponja” dhe Policinë e Peqinit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale A. M., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin (babë e bir).

Pas informacioneve të grumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin ishte fshehur arma e krimit, është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se arma e zjarrit e sekuestruar është arma e zjarrit pistoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi E. R.

LEXO EDHE:  Ish-drejtuesi i Policisë jep alarmin/ Grupet kriminale në Shkodër të lidhura me politikën

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet makina në aksin Levan-Vlorë/ Dyshimet e para të policisë

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet makina në aksin Levan-Vlorë/ Dyshimet e para të policisë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Levan-Vlorë.

Fatmirësisht nuk ngjarja nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ajo ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.

Pavarësisht se zjarrëfikësja e Fierit mbërriti në vendngjarje, mjeti tip “Renault” thuajse është djegur totalisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonte kanabis drejt Greqisë/ Pranga 50-vjeçarit në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Transportonte kanabis drejt Greqisë/ Pranga 50-vjeçarit në Sarandë

Një 50-vjeçar është vënë në prangat në Sarandë pasi ka tentuar që të kalojë një sasi kanabisi në drejtim të Greqisë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet N.K., banues në Qelepias është vënë në pranga në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, ndërsa transportonte disa pako me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprime penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Policia Kufitare, kontrolle të shtuara në kufirin e gjelbër me Greqinë.

Kontrollet të alternuara me Policinë Kufitare greke, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, kryesisht tentativat për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara parandalohet dhe goditet një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

LEXO EDHE:  Plagosen dy vëllezër/ Në pranga autori

LEXO EDHE:  Ukraina gati të tërheqë armët nga vija e frontit

Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Publikuar

-

Nga

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se është aksidentuar një shtetase e huaj, e cila është e pa identifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Xibrakë dhe në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona një burrë e një grua.

Për këtë arsye uniformat blu janë duke bërë kërkime në zonë. Ndërkaq, gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me autoambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE