LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit / SPAK propozon Aida Hajnajn

27 Korrik 2020, 13:55, Politikë CNA
Zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit / SPAK

SPAK ka propozuar emrin e Aida Hajnaj në KLP për t?u zgjedhur në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aida Hajnaj ishte e kualifikuara e vetme, pasi tre kandidatët e tjerë, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë skualifikuar. 4 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, procesi për kreun e ?FBI-së shqiptare? u finalizua sot.

Procesi i zgjedhjes së kreut të BKH ka qenë i monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë. “Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet Faskaj dhe znj. Aida Hajnaj , në raport me kriteret e parashikuara në nenin 34 të ligjit nr.95/2026, që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendosi që t?i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj.Aida Hajnaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar”, thuhet në njoftimin e SPAK./CNA.al

Lajmet e fundit nga