LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U dëmtua në Kupën e Francës, ja sa do të mungojë Mbape

27 Korrik 2020, 15:41, Sport CNA
U dëmtua në Kupën e Francës, ja sa do të mungojë

Ylli i PSG-së Kilian Mbape do të mungojë për rreth 3 javë.

Klubi kampion i Francës komunikoi së fundmi për publikun se sulmuesi ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë dhe për pasojë do të jetë jashtë fushave për rreth 3 javë.

Duke parë kalendarin e ndeshjeve të radhës, kampioni i botës humbet finalen e Kupës së Ligës me Lionin (31 korrik) dhe përballjen e parë në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve në 12 gusht kundër Atalantës.

Mbape u dëmtuar 3 ditë më parë në finalen e Kupës së Francës kundër Sent Etienit (1-0) teksa pësoi një ndërhyrje brutale në këmbë. Tashmë, parizienët duhet t?i bëjnë llogaritë pa të në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Atalantës.

Lajmet e fundit nga