Connect with Us

Shoferi i saj ndërroi jetë nga Covid/ Spiropali e tronditur: Lotët më rridhnin pa kontroll

Sociale

Shoferi i saj ndërroi jetë nga Covid/ Spiropali e tronditur: Lotët më rridhnin pa kontroll

Publikuar

-

/
Shoferi i saj ndërroi jetë nga Covid/ Spiropali e tronditur: Lotët më rridhnin pa kontroll

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shoferit të saj i cili ishte infektuar me Covid.

Spiropali tregon se e ka tronditur shumë lajmi për ndarjen nga jeta të shoferit të saj që e shoqëronte prej 1 viti e gjysmë.

“Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi. 12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak. E thoje me krenari që s’kishe pirë kurrë një aspirinë. Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s’kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë!”, shkruan Spiropali./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

I ftohti “mbërthen” vendin/ Temperaturat nga minus 8 gradë deri në 10 gradë celcius

Publikuar

-

Nga

Edhe sot vijon ndikimi i të ftohtit polar në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët por shume të ftohtë, ku verilindja e Shqipërisë mbetet gjatë gjithë 24 orëshit me ngrica.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat përgjatë kufirit lindor por pa sjellë reshje.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –8°C deri në 10°C.

LEXO EDHE:  Përzgjedhja e Shqipërisë për testimin e kurës së Covid/ Mjeku ngre dyshime të forta: Në lojë shuma abuzive parash

LEXO EDHE:  Përzgjedhja e Shqipërisë për testimin e kurës së Covid/ Mjeku ngre dyshime të forta: Në lojë shuma abuzive parash

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell por temperatura në minus 4 gradë/ Era e acartë përfshin gjithë vendin

Publikuar

-

Nga

Masat ajrore polare që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë edhe në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë dhe me ngrica duke filluar nga orët e para të ditës.

Sipas MeteoAlb pjesa tjetër e ditës do të vijoje në të njëjtat kushte atmosferike me ngrica dhe temperatura të ulta ndërsa vranësira kalimtare shfaqen në verilindje dhe juglindje.

LEXO EDHE:  Bota në alarm/ Çfarë dimë deri më tani për “mutacionin e Botsvanës”?

LEXO EDHE:  Interpelanca për Alvin Berishën/ Ministri i Jashtëm braktis seancën, ia delegon çështjen Spiropalit



Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi verilindor dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira dhe ulje temperaturash/ Moti, për ditën e sotme, 11 Janar 2022

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Parashikimi për ditën e sotme

Dita sot do të nisë me vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore –verilindore dhe pjesërisht Juglindje duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Sipas Meteoalb, orët vijuese mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore dominohen zonat juglindore.

Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

LEXO EDHE:  Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga/ Ndërron jetë 33 vjeçari

LEXO EDHE:  Gjoba nuk i bën derman Presidentin/ Erion Braçe nxjerr fotot nga ditëlindja e Bes Kallakut: A ka më turp!



Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE