LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rastet me Covid-19/ Italia sot shënon më pak viktima se Shqipëria

27 Korrik 2020, 16:26, Aktualitet CNA
Rastet me Covid-19/ Italia sot shënon më pak viktima se Shqipëria

Për të katërtën ditë në radhë janë në ulje rastet e reja me Covid-19 në Itali. Shteti fqinj shënoi 170 infektime sot, ndërsa dje ishin 255. Megjithatë, për efekt të fundjavës, ashtu siç çdo të hënë, janë bërë edhe më pak tamponë.

Për të katërtën ditë në radhë mbetet i qëndrueshëm edhe numri i viktimave: 5 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke shkuar në një total prej 35.112 viktimash. Me shifrat e 24 orëve të fundit, Italia duket se ka shënuar një fitore të madhe, pasi në krashasim me rastet aktive, shënon më pak viktima edhe se Shqipëria, e cila sot kishte 6 vdekje.

Ndërkohë, edhe Lombardia, zona më e goditur nga virusi nuk shënon asnjë vdekje nga virusi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga