LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdhunoi 33-vjeçaren e sëmurë dhe e la shtatzënë/ Arrestohet “mostra” në Lushnje

27 Korrik 2020, 10:56, Kronika CNA
Përdhunoi 33-vjeçaren e sëmurë dhe e la

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Lushnja ku një 56 vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore.

Policia bën me dije se, më datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”./CNA.al

Lajmet e fundit nga