LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Oferta nga Spanja dhe Turqia", babai i Çekiçit zbulon të ardhmen e futbollistit

27 Korrik 2020, 17:41, Sport CNA
"Oferta nga Spanja dhe Turqia", babai i Çekiçit zbulon

Pogradeci ka disa ikona në futboll dhe një prej tyre është edhe Ylli çekiçi, që si lojtar ka spikatur edhe me Skënderbeun apo dhe Partizanin e Tiranën. Në një pronnoncim për ?E hëna sportive?, ai foli edhe për të ardhmen e djalit të tij, lojtarit të Kombatres sonë, Endri Çekiçi, që është aktualisht pjesë e skuadrës sllovene Olimpija Ljubjana, dhe në dy seoznet e fundit ka shënuar 16 gola.

Ylli Çekici foli edhe për disa detaje në lidhje me të ardhmen e djalit të tij Endri Çekiçin, që tashmë është në kulmin e karrierës, 23-vjeçar. ?Jemi në bisedime shumë të mira. Kemi oferta nga Turqia dhe Spanja, mjafton që janë konkrete, por është edhe klubi që mendon për anën financiare, që edhe ata të fitojnë sa më shumë?, ? tha Ylli Çekiçi.

?Një gjë është e sigurtë që ka ardhur moment që të kërkojë një ekip apo kampionate dhe më cilësorë, jam i bindur se shumë shpejt do të ketë lëvizje konkrete??, ? tha Ylli Çekiçi.

Lajmet e fundit nga