LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk bindi drejtuesit në Francë, zbulohet e ardhmja e Veselit

27 Korrik 2020, 18:01, Sport CNA
Nuk bindi drejtuesit në Francë, zbulohet e ardhmja e Veselit

Frederik Veseli do të rikthehet te Empoli. Klubi francez i ligës së dytë, Le Mans nuk ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes për futbollistin shqiptar. Mbrojtësi ka zhvilluar vetëm 5 paraqitje në kampionat, çka nuk është e mjaftueshme.

Veseli kaloi në huazim në merkaton e janarit në Francë, me shpresën se gjërat do të shkonin mirë. 27 vjeçari ka edhe një vit kontratë me Empolin, por marrëdhëniet me këtë ekip janë delikate. Kujtojmë që krisja erdhi pasi toskanët nuk preferuan t?a mbanin në fillimin e vitit 2020.

Lajmet e fundit nga