Connect with Us

Ne shqiptarët duam të bëjnë dy-tre shtete pa bërë akoma një

Opinione

Ne shqiptarët duam të bëjnë dy-tre shtete pa bërë akoma një

Publikuar

-

Nga Jak Simoni

Kush nuk njeh dështimet  e tij është i destinuar të vazhdojë të dështojë; individ qoftë ai apo institucion, përfshi dhe ato që përbëjnë  bazën  e organizimit të  një shteti. Ndonëse, të paktën në një pjesë të territorit ku historikisht jetojmë ne  shqiptarët, na u dha mundësia të bëjmë  një shtet, më se një qind vjet nuk mjaftuan që mundësia të takohet me aftësitë.

Nuk është vendi as mundësia (nga ana ime) për të bërë  një histori të gjatë, por në çerek shekullin e dytë të sh. XX, kur filloi njëfarë konsolidimi  i monarkisë, rezultati final ishte braktisja në momentin më të vështirë e vendit nga mbreti pa kurrfarë rezistence (qoftë dhe jo frontale)  ndaj  fashizmit italian. Kujtojmë që fqinjët tanë grekë e përballuan dhe e thyen  këtë superfuqi të vetë deklaruar të kohës, duke pasuruar historinë e tyre dhe konsoliduar pozitat e tyre në të ardhmen, kur lufta do të mbaronte.

Gjatë Luftës II Botërore  patjetër që u përfshimë, por viktimat më të shumta do të ishin  nga radhët tona. Pas mbarimit të luftës në Shqipëri konsolidohet jo një shtet, por një regjim terrori i verbuar nga etja për të mbajtur me çdo kusht  pushtetin, që ua kaloi për nga egërsia dhe vendeve të lindjes nga ku ishte frymëzuar. Fatkeqësisht për shqiptarët ky regjim këtij qëllimi ia arrin më së miri për dyzetegjashtë vjet. Rezultati final ishte izolimi hermetik i vendit dhe varfërimi ekstrem e për rrjedhojë eksodi  i përmasave biblike në vitet 90 – të. Mbushem, fillimisht rrugët e Italisë e te Greqisë, pastaj të mbarë Evropës me material të formës njerëzore shqiptare.

Po këto 30 vitet e lirisë çfarë bëmë? Ja vlen të bëjmë këtë pyetje, sepse dy  ‘fazat’ e para të lartpërmendura janë njëra pak a shume 20 dhe tjetra plot 46 vjet, kështu që i bie të jetë një fazë domethënëse në historinë pak më shumë se një shekullore  të shtetit të pavarur  shqiptar. Dhe për këto 30 vjet rezultati është braktisja e vazhdueshme masive e Shqipërisë, fatmirësisht kohët e fundit jo duke rrezikuar jetën. Motivi i largimit: nuk ka punë ose pagat janë më të ulëtat në rajon dhe Evropë, nuk ka siguri, nuk ka drejtësi d.m.th nuk ka shtet.

Justifikimi se nuk kemi pasur kohë apo se nuk na kanë lenë të bëjmë shtet nuk vlen më. I vetmi përfundim është se nuk kemi ditur ose nuk kemi mundur ta bëjmë. Por, në këtë periudhë, si rezultat i sakrificave të dhimbshme  të kosovarëve dhe i ndihmës së shteteve perëndimore, kryesisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pati dhe një ngjarje historike për shqiptarët, duke u realizuar aspirata  shekullore e tyre, çlirimi i Kosovës. Fillimisht kjo ngjarje ishte frymëzuese dhe shpresëdhënëse për të gjithë shqiptarët, por, ndonëse për shumë aspekte janë më mirë se këtu në Shqipëri, kohët e fundit nuk po bën shumë hapa përpara. Ndoshta problemi është se të aftët në luftë, nuk janë të tillë në kohë paqe.  Ndonëse, në ndryshim nga ne, votimet i bëjnë të rregullta, dhe kështu fillojmë të dyshojmë tek vëllazëria,  kur është fjala për korrupsion, kuptohet se jemi vërtetë  vëllezër; të paktën për sa lexojmë e dëgjojmë nga vetë kosovarët që takojmë.

LEXO EDHE:  Së shpejti dokumentari në BBC/ Shqipëria prodhuesi më i madh i drogës në Europë

Ndërsa këta të tanët këtu në Shqipëri e bëjnë me radhe tetë vjet ti tetë unë (ne mos e fillofshin me nga dymbëdhjetë), dhe shqiptarët  me gisht ne gojë, ata kanë shpikur një rokadë të re në shahun e diplomacisë, që i ngjan një ndërrimi vendesh të figurave të njëjta, duke e quajtur lëvizje. Kanë të njëjtën retorikë dhe problemet më të mëdha i lënë për atëherë kur ka kohë sa të duash; d.m.th. për nesër. Por tani, pas dështimeve në Shqipëri dhe Kosovë dhe pas zgjedhjeve në Maqedoni, kemi gjetur diçka tjetër për tu mburrur.  Po mburremi me një kryeministër të mundur shqiptar.

N.q.s. do  të jetë, do të jetë më maqedonas se shqiptarët, por  ndoshta mund të ketë një kryeministër maqedonas më shqiptar se shqiptarët. Problemi nuk qëndron atje, sepse pak a shumë  i kanë zgjidhur problemet kur kanë lënë  armët dhe e kanë rrugën hapur e për në BE.  Faktikisht rrugën e kanë hapur vetë më punë, duke pastruar nga korrupsioni dhe duke forcuar institucionet e tyre. Problemi  qëndron  tek Shqipëria  dhe Kosova për të cilat mbrapa nuk mund të kthehet historia, sepse koha ka një drejtim të vetëm, dhe para nuk bëjnë dot. Ndoshta i vetmi opsion ka ngelur të mendohet për bashkimin e forcave gjysmake  të tyre me shpresën e vetme që matematika gausiane ti aplikohet gjeopolitikës ballkanike (prodhuese, sipas liderit të padiskutueshëm britanik Churchill, të  më shumë problemeve sesa mund të mbajë)  ku dy gjysma të bëjnë një të plotë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Ben Blushi i vetmuari i madh i politikës/ Mjerani që kërkon shpëtim

Publikuar

-

Nga

Ben Blushi i vetmuari i madh i politikës/ Mjerani që kërkon shpëtim

I vetmuar në agoni, pa miq e pa shokë, pa asnjë njeri nga ata që ka pasur në krah dhe ka udhëtuar për gati 30 vite. I vetmuari i madh i politikës, pasi dështoi tashmë duket se ka katandisur në ditë të hallit , i ka ngelur për ta shpëtuar vetëm Mero baze, a thua se pena publike e Edi Ramës do të jetë avokatia e tij. Vështirë se do ja dalë dot, por Meroja është njeriu që kërkon t’i hedhe benzinë zjarrit midis asaj që kërkon ta quajë konflikt i Berishave dhe Ben Blushit.

Në fakt është krejt e kundërta, është Ben Blushi që nxorri një bateri sulmesh ndaj fëmijëve të ish kryeministrit dhe pasi mori të njëjtën përgjigje me dokumente me fakte zyrtare, me skandale të cilat fillojnë nga tjetërsim pronash, aksione ortakërie me kompanitë e inceneratorëve, pasuri me vlera marramendëse të regjistruara me vlera qesharake apo dhe prona të regjistruara në bregdet, toka të legalizuara, sulme ndaj biznesit dhe kujtdo tjetër, filloi të qurravitej dhe kërkoi shpëtim tek Mero.
Por Ben Blushit nuk ka Mero që i bën derman, por po të dojë mund të përmendë edhe Filipin apo ndonjë tjetër, të cilët shpreson se mund t’i përdorë për t’i ruajtur imazhin, duke u qurravitur publikisht se i kishte dhuruar një pasuri 500 milionëshe me vlerë tregu së bijës, duke i falsifikuar firmën.

Mjeran, të kërkosh shpëtimin tek Mero! Në fakt nuk ia ka fajin Berisha, fajin nuk e ka askush. As vajza e tij Natali, por thjesht dhe vetëm Ben Blushi është bërë për t’u mëshiruar. Ka katandisur i shkreti në dorën e Nikollës, i cili e kishte shtrirë si një panxhë të madhe, duke i kërkuar që të mbështetej opozita te Nikolla për luftë kundër Ramës dhe ta lëshonte Ben Blushin, duke harruar se Ben Blushi gjatë pushteti të Rilindjes është pasuruar më shumë se kurrë.

Ka marr pallate e prona , në bregdet, në Dardhë, në Korçë dhe për më tepër, turpësisht Nikolla i 100 flamujve nuk thotë asnjë fjalë, për faktin se Ben Blushi është në ortakëri me pronarët e inceneratorëve që paguhen të paktën 178 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Në nje rast dwnoncuar së fundi në ambasadën e SHBA-ve, është thuajse si Emiljano Shullazi që përfitonte prona për meritë.

LEXO EDHE:  Kosova sanksionon masat e reja/ Test kush hyn në kufi, mbyllje pas orës 22:30, maskat bëhen detyrim

LEXO EDHE:  Kosova: Nënkryetar për fshatrat dhe ndihmë juridike për pronat

I treti në radhë, për nga rëndësia (ndoshta duhet të ishte më lart) është LSI-ja. Ilir Meta, njerëzit e tij, si Nikolla, Ylli Manjani apo dhe shpurra e hajdutëve, gjobaxhinjve, xhepaxhinjve, sharlatanëve të kllounave dhe konkubinave që vijnë pas Monikës, të cilët tashmë kanë marrë armët që të luftohet vetëm Rama dhe jo Ben Blushi.

Në fakt, Ben Blushi nuk është asgjë tjetër, por thjesht dhe vetëm zëri zyrtar i Edi Ramës, i vendosur atje me konsensusin e tij.
Kush mendon se Blushi do të shkonte në krye të Top Channel pa një OK nga kryeministri. Prandaj, të përdorësh Merot, Nikollrat e LSI-në me soj e sorollop, ata që i vijnë vërdallë Monës etj., etj. nuk janë shpëtim për Ben Blushin, megjithëse ai është në përpëlitjet e fundit dhe dje në një letër ku tregonte se ndodhej kaq keq shpirtërisht në vetminë e tij, i braktisur nga të gjithë, kërkonte që të shihej ndryshe, sepse ai ishte i madhi e i miri i të gjithëve që kishte bërë gjithçka për Shqipërinë.

Ishte një shkrimtar që nuk kishte bërë asnjë të keqe. Në fakt ka bërë një të keqe të madhe, është paguar 20-30 vjet nga taksat e shqiptarëve dhe pasi u qërrua nga politika dhe shqiptarët e nxorrën me votë ka filluar të rrëmbejë ç’ të mundet nga Dhërmiu në Dardhë, në aksione, në biznese tek Lori Caffe apo tek EM Capital Group në Bullgari, tek aksionet me Klodian Zoton, me Mirel Mërtirin që shkojnë tek inceneratorët e qeverisë. e pra ky është Ben Blushi, i mjerë që ka ngelur në mëshirën e Nikollës, Meros dhe LSI. Po të dojë dhe mos mërzitet këtu mudn të futim edhe Lulzim Bashën që e përdor për diversion duke e dashuruar shumë dhe ekranin e tij tashmë të braktisur./CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve



Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

 

Video ekskluzive/ Ben Blushi sherr me banorët e Dardhës: Largohuni se jeni me virus  

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

 

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Hetimet filluan të heqin “mbeturinat”!

Publikuar

-

Nga

Hetimet filluan të heqin “mbeturinat”!

Nga Prof.Pellump G.Pilinçi

Nuk do të përpiqesha t’ju shkruaja… por i kam borxh gjakderdhjes dhe veprës së stërgjyshit tim, gjyshit tim, babait tim…, ata për çështjen e kombit shqiptar dhe kombit Amerikan “derdhen gjakun dhe humben pasurit mira vjecare….

Sepse stërgjyshi dhe gjyshi im u diplomuan në universitetet Amerikane. Gjyshi im pasi mbaroi universitetin kthehet në tokën e të parëve të tij … mbase disa viteve me një mision shkon në Amerikë, me punën e gjyshit tim …, miku i tij i hershëm emërohet ambasadori i parë në tokën e shqiponjave, gjyshi im dhe Ambasadori Ulysses Grant-Smith arrin në Tiranë Dhjetor 1922….Sapo komunistët serbo-rus e skllavëruan Shqipërinë, u grabitën të gjitha pronat e shumta, u dogjën vilat …, gjyshi, xhaxhallarët, babai dhe nëna shtatë muajsh shtatzënë u arrestuan! Unë kam lindur në burg ndoshta katër ditë mbase-arestimit…

Atëherë gjyshi im, mbasi beri shum vite burg u pushkatua vetëm sepse ai kishte ide dhe ndikim amerikan, gjyshi im fliste shtatë gjuhë të huaja, por nejse historia e familjes Pilinci është me qindra vëllime të historisë …

Shkreli! Ne jemi të vetëdijshëm për misionin tuaj të hershëm … dhe për misionin e ri në Tiranë …., kemi lexuar edhe fjalët, kritikat dhe këshillat për ambasadën tonë në Tiranë, për Ambassadorin Yuri Kim …, ju jeni bërë për fat të keq …, gjuha që përdorni në lidhje me ambasadën tonë zonjën Kim …, jo sepse Ju jeni kritik ndaj saj…, Ambassadori Kim. Por sepse, në sjelljen tuaj, ka më shumë etiketa ofenduese fyese sesa argumente të fakteve burimore … por ju këshilluat gjithashtu Ambasasdorin Kim …, sikur të ishe eprori i saj !? Por ju harroni se Zonja Kim, është ambasadori që përfaqëson Amerikën, dhe ju nuk jeni askush…., me atë fjalor si dikur kur keni larë enët dhe pastruar pallatet e New York.



Shkreli! Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, dua të them Vlera-politike …,Ne jemi në vendin e duhur për çështje kombëtare dhe ndërkombëtare …. e dimë punën dhe misionin e ish-Zërit të Amerikës …, politika e Enverit i dërgoi njerëzit që të përçanin emigrantët …. ata erdhën për një kohë të shkurtër dhe ti afroheshin Uashingtonit… filluan të punonin si pastrues me vone folës i Zërit të Amerikës, ata vërtet dërguan nga Tirana…, por ata misionarë serbo-rusë … dhe mbase 90-te prej atyre që punuan në Radio Tirana u diplomuan në Kinë dhe Moskë ata mallkuan dhe fyen Amerikën dhe sot ata folës të thirrur (Zëri i Amerikës ) ata gjejnë mënyra për të përçarë shqiptarët dhe për të ulur vlerat shqiptare…

LEXO EDHE:  Pas Arian Çanit edhe Gjekmarkaj i lutet Zotit/Të ikim sa më parë nga Shqipëria

LEXO EDHE:  Eksperti këshillon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Inteligjencë me Francën pas Jo-së nga BE-ja

Ne e dimë …. para se të botoni traktin e traktit ‘Dua të them se deklaratën e datës 08/07/2020 kundër United States Secretary Mike Pompeo edhe kundër 98% të shqiptarëve pro-Amerikanë … A e dini se Amerikanët dhe Shqiptarët janë bashk një trup …, Ju, përgatitur mirë “titulli” nga shoket e vjetër, shoket e rinj të Tiranës…, Ju thoni: ‘Pse Mike Pompeo anashkalon Shqipërinë dhe Kosovën? ‘

Shkreli, ju filluat avazin e vjetër të misioneve të hershme …, po ashtu Ju thoni: ‘Marrëdhënie të ngrira, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë’ … e tje, tje., fjalori antishqiptare dhe pro serbo-rus… Si guxoni të shkruani me një titull; ‘Pse Mike Pompeo injoron Shqipërinë dhe Kosovën?’ Ju shkruani titullin, si ish shoket tuaj (pjatalarëse) … Prof. Dr. Mike Pompeo u diplomua në Shkollën Juridike të Harvardit, u diplomua në Shkollën e Akademisë Ushtarake, U, S Shtëpia e Përfaqësuesve, Politike Party Republikane, Drejtori CIA, dhe tani Sekretari i Shteteve te Bashkuara Mike Pompeo. Ju, një varës i rremë intelektual.

Shkreli, dihet fakt, kur ka filluar zyrtarisht; Miqësia Amerikano-Shqiptare që nga viti 1922 … Fillon me Ambasadorin e parë Ulysses Grant-Smith në Dhjetor 1922. Amerika ka deklaruar zyrtarisht me vite mbrojtjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë … Amerika i tha komunistit Ruse Nikita Hrushovi ‘Shqipëria nuk preket, Populli shqiptar është me NE …. Por unë dua t’ju kujtoje gazetarëve-analistëve atyre të vetëshpallurve dhe atyre katër partive të emëruara nga komunisti Ramiz Alia … Pse mendoni …, si orekset serbo-ruse të cilën ata ëndërrojnë të shkatërrojnë miqësinë Amerikano-Shqiptare … Sigurisht që lista e (NON GRATA) po rritet çdo ditë …, gjithashtu SPAK dhe Byroja e Hetimit filluan të heqin mbeturinat, hajdutët, keqformuesit, mashtruesit, si lloj analisti antiamerikan tip Fatos Lubonja, spiunë të hershëm dhe të rinj në shërbimin serbo-rus, vendi tyre burgun e – Recit …

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ku shkuan 1.400 kandidatë?

Publikuar

-

Nga

Ku shkuan 1.400 kandidatë?

Procesi i vetëshpallur si era e re e ndryshimit të PD, nuk rresht së prodhuari lajme interesante.

Për mirë apo për keq, lajmet na duhet ti qëmtojmë nga deklaratat e anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes.

Pas Genc Rulit, sot stari i komisionit të Lulit ishte Besniku.

Në një dalje nga ato të zakonshmet si i kontraktuar nga news 24, pasi u sorollat pak nga Covidi, u ndal tek listat e kandidatëve.

Midis shprehjeve të përgjithshme që nuk thonë e nuk paralajmërojnë asnjë erë të re ndryshimi, të ngjashme me ato erërat që ndjente Besniku edhe në 2017 (që i njoftonin fitoren vetëm Besnikut dhe eventualisht Lulit), na mbeti në vesh një shifër.

Kur u niset listat e kandidaturave të propozuara nga baza, era e re e ndryshimit u paralajmërua nga shifra  2.000 që i referohej numrit të kandidaturave të propozuara nga baza e partisë kudo në Shqipëri.

Sot del Besniku në TV dhe thotë kandidaturat, janë bërë 600!

Tani Besniku, meqe i erdhi rradha të flasë budallallëqe, duhet të na shpjegojë:

LEXO EDHE:  Pas Arian Çanit edhe Gjekmarkaj i lutet Zotit/Të ikim sa më parë nga Shqipëria

LEXO EDHE:  "Nami” i Shqipërisë deri në Australi/ Destinacion i nënvlerësuar

– ku shkuan 1.400 gra e burra të tjerë?

– këta i filtroi Besniku?



– nëse i filtroi Besniku, çfarë filtri përdori Besniku?

– nëse i filtroi komisioni, si votoi komisioni?

– cila është lista me 1.400 kandidatura që i firuan rrugës Besnikut, pa filluar akoma punë Komisioni?

Larg qoftë Besniku do dali të na thotë që 1.400 persona, u zbrazën nga listat se refuzuan kandidimin!

Se kjo do të thotë që praktikisht 70% e kandidatëve të dëshiruar nga baza e PD, paskan refuzuar PD-në, Lulin me gjithë grua, kunat dhe Genc Rul.

Dhe ky lajm nuk bie erë të mirë për fatin e zgjedhjeve për PD-në.

Nëse Besniku edhe kësaj rradhe po ndjen të njëjtën erë, i lutemi të verifikojë nuhatjen.

Nuk ështe erë fitoreje ajo që ndjen shpesh Besniku!

Nuk ështe erë fitoreje kur të firojnë kandidatët!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE