LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Në gjendje të rëndë?"/ Fatmir Toçi falënderon Zotin dhe largpamësin Edi Rama

27 Korrik 2020, 21:20, Aktualitet CNA
"Në gjendje të rëndë?"/ Fatmir Toçi

Ish-deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi,  i shtruar në spital me Covid-19, ka pasur sot agravim të gjendjes shëndetësore gjatë pasdites, madje duke përfunduar në reanimacion, sipas burimeve të besueshme nga disa media në vend.

Por, gjendja ish-deputetit dhe botuesit Toçi duket se na bën konfuzë, pasi në faqen e tij në FB, gjatë mbrëmjes pas orës 22:00 ka postuar videon e djeshme të hedhur nga Rama që konsiston në asfaltimin e rrugës përgjatë Lumit të Vlorës.

Mbi postim, Toçi falënderon Zotin që i mbushi mendjen Ramës, të cilin ai e cilëson si njeriun më të gjatë dhe më largpamës në Shqipëri.

Postimi i Toçit

Sa gëzim i madh e që nuk shprehet me fjalë, ëndërra e shumë brezave në një shekull! Falënderojmë Zotin atje Lart që ia mbushi mendjen njeriut më të gjatë e më largpamës këtu poshtë për të realizuar veprën që do t?i ndrroj? faqen dhe fatin e një krahine të tërë dhe gjithë Jugut të vendit. Mirënjohje pa fund, Edi Rama! /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga