LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muzikë live në lokal/ E pëson keq pronari në Durrës

27 Korrik 2020, 09:15, Kronika CNA
Muzikë live në lokal/ E pëson keq pronari në Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorin e një lokali, pasi u konstatua se ushtronte aktivitet me muzikë live, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Njësinë Administrative Ishëm, një lokal që ushtronte aktivitet me muzikë live, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt me pronar shtetasin A. E., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga