LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i njohur shqiptar godet në merkato, firmos me sulmuesin brazilian

27 Korrik 2020, 09:08, Sport CNA
Klubi i njohur shqiptar godet në merkato, firmos me sulmuesin brazilian

Besa dështoi për të gjashtin vit radhazi, e megjithatë duket se kanë zënë mend. Sezonin 2020-2021 do ta nisin me synime madhore dhe për të dëshmuar seriozitetin e madh, kanë nisur menjëherë merkaton. ?Panorama Sport? zbulon se klubi ka afruar një gjigant për sulmin. Bëhet fjalë një brazilianin Kaina Nunjes da Silva Amarante, i cili ka firmosur kontratë 3- vjeçare me verdhezinjtë.

Gjithçka është mbyllur dhe pritet që më 10 gusht ai të marrë rrugën drejt Shqipërisë. Edhe pse kufijtë janë të mbyllur, këtë shqetësim nuk e kanë të huajt që shkelin në vendin tonë. Ishte vetë Nexhat Bizhdili që paralajmëroi se shumë shpejt do të zbuloheshin blerjet e para të kavajasve dhe kështu ngjau. ?Prej dy muajsh jam në kontakte me disa futbollistë cilësorë. Mes tyre ka edhe 2 futbollistë që u mbaroi kontrata më 31 maj, por që do t?i rimarrim në ekip?, deklaronte kreu i klubit pak ditë më parë për gazetën.

Lojtari është 1.95 metra i gjatë dhe një ?pykë? e mirëfilltë, ndaj pritshmëritë e drejtuesve janë që ai të garantojë edhe golat për rikthimin e Besës në elitën e futbollit. Nunjes vjen nga kampionati portugez, atje ku luan prej sezonit 2016- 2017. 23-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave Uniao Maderia, Felgeiras, Moura dhe rishtas tek AD Marko. Ky është vetëm fillimi, pasi presidenca ka projektuar të tjera blerje për këtë merkato vere.

Lajmet e fundit nga