LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gati divorci me Partizanin, ja ku do transferohet Bruno Telushi

27 Korrik 2020, 08:20, Sport CNA
Gati divorci me Partizanin, ja ku do transferohet Bruno Telushi

Menemenspor është i njohur në Shqipëri jo vetëm për faktin se aty luajnë dy ish-lojtarë të Laçit, Gentjan Selmani dhe David Domgjoni, por edhe për lakimin e shpeshtë dhe të shumtë të futbollistëve të Superiores, si mundësi përforcimi për skuadrën turke.

Sipas njoftimeve të mediave turke, dje ka qenë radha e Bruno Telushit që të lakohet si synimi i radhës i Menemensporit në merkaton e verës. Mbetet të shikohet se çfarë fati do të ketë ky lajm në ditët në vijim.

Sipas mediave turke thuhet se ka pasur bisedime mes lojtarit dhe klubit të njohur të cilat kanë qenë pozitive dhe në ditët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.

Lajmet e fundit nga