Connect with Us

Beteja me Covid-19/ Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

Sociale

Beteja me Covid-19/ Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

Publikuar

-

Beteja me Covid-19/ Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në kuadër të forcimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19, ka deklaruar nga Urgjenca Kombëtare se do të dyfishohen ekipet e terrenit për shërbimin në banesë për qytetarët e prekur nga COVID-19.

“Tirana mbetet vatër e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID-19, pra skuadra të lëvizshme të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës së sëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferimin në spital, sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë-dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e madhe që kryehet nga Njësia e Koordinimit dhe ekipet e urgjencës kombëtare, Manastirliu tha se po përballohet një fluks i konsiderueshëm i qytetarëve të prekur nga SARS COV2.

“Janë mbi 500 thirrje në ditë janë vetëm për Covid-19 në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Nga ana tjetër Urgjenca Kombëtare vijon që të japë shërbime edhe për gjithë patologjitë e tjera. Edhe kjo falë një pune dhe një organizimi shumë të mirë, të bërë nga ana juaj, me gjithë spitalet”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Lufta kundër Covid-19/ Mjekja Aurora Meta Dollenerg tregon se kur do të morë fund pandemia

Duke kërkuar nga qytetarët t’I referohen strukturave shëndetësore, sipas sistemit të referimit, Manastirliu tha: “Dua të bëj një thirrje për të gjithë qytetarët, për të komunikuar me numrin unik 127 kur kanë shenja të sëmundjes sepse e dinë ekipet e urgjencës se si duhet të veprohet dhe spitalet ku dërgohen qytetarët si dhe për informacion mbi COVID-19, për kontaktet me mjekun e familjes, duhet të lidhet me numrin falas 0800 40 40. Situata është serioze dhe duhet ta përballim duke zbatuar sistemin e referimit”, tha Manastirliu.

Aktualisht në Urgjencën Kombëtare priten 540 thirrje në ditë vetëm për COVID-19, ndërsa kryhen rreth 50 shërbime/ ditë në banesë. Që prej fillimi të epidemisë janë mbi 1 mijë qytetarë që janë dërguar për trajtim spitalor, ndërsa në total janë 2411 qytetarë të prekur nga SARS COV2 që kanë marrë trajtim nga urgjenca kombëtare në banesë dhe janë transferuar në spital dha janë mbi 100 mijë thirrje për COVID-19 të pritura gjatë kësaj periudhe të epidemisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Reshje shiu dhe stuhi të forta ere/ Si do të jetë dita e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat Jugore, herë pas here do të ketë stuhi të forta ere sidomos në zonat bregdetare.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i kushteve të motit duke larguar vranesirat nga territori por lagështira e lartë në ajër do të bejë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Vijnë në Shqipëri për fundjavë/ 15 kosovarë përfundojnë në spital nga helmimi

LEXO EDHE:  Lufta kundër Covid-19/ Mjekja Aurora Meta Dollenerg tregon se kur do të morë fund pandemia



Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 – 65 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 5 apo 6 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritet numri i të larguarve nga Shqipëria/ Mbi 45 përqind më shumë se sa një vit më parë

Publikuar

-

Nga

lajme cna sociale

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2021, janë 794.010.

Krahasuar me Shtator 2020, ky tregues rezulton me një rritje 31,3 %.

Në Shtator 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 494.332.

Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 31,1 %.

Hyrjet e shtetasve

Sipas INSTAT, Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë nëntëmujorit të 2021, është 4.878.404, duke u rritur me 2,3 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Përgjatë nëntëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 4,3 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

LEXO EDHE:  Task-Forca në terren/ Paralajmërimi i Manastirliut: 700 mijë lekë gjobë e mbyllje aktiviteti për ata që shkelin rregullat

LEXO EDHE:  Studiuesit bëjnë paralajmërimin e fortë/ Pirja e duhanit rrit rrezikun për tu prekur nga Covid-19

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2021, janë 961.342 duke shënuar një rritje me 36,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2021, janë 366.568.

Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 35,0 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2021, janë 594.774.

Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 36,9 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit të 2021, është 3.223.429.

Ky tregues është rritur me 45,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu në të gjithë vendin/ E shtuna me vranësira dhe erë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja dhe mesdita do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas here do të sjellin reshje të pakta.

Ndërsa në vijim vranësirat do të shtohen duke sjell shira të dobët në të gjithë Shqipërinë, ku lokalisht shirat do të jenë me intensitet edhe mesatar.

LEXO EDHE:  Studiuesit bëjnë paralajmërimin e fortë/ Pirja e duhanit rrit rrezikun për tu prekur nga Covid-19

LEXO EDHE:  Beteja me COVID-19/ Manastirliu: Po përgatitemi për çdo skenar



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 3 – 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE