Connect with Us

Apeli i Imamit/ Mos dëgjoni ata që iu thonë se stë gjen gjë po s’deshi Zoti…

Lajme

Apeli i Imamit/ Mos dëgjoni ata që iu thonë se stë gjen gjë po s’deshi Zoti…

Publikuar

-

Apeli i Imamit/ Mos dëgjoni ata që iu thonë se stë gjen gjë po s’deshi Zoti...

Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Gazmend Aga, sot Imam i Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Connecticut (AAMC) dhe përfaqësues i KMSH-së në SHBA, bën thirrje për kujdes në këto ditë të vështira të pandemisë globale. Në një status në FB, Aga shkruan se ajo që duhet të bëjmë sot, është kujdesi dhe gjetja e një rruge të mesme për të mos shkatërruar jetët psikologjike dhe shpirtërore.

“Miq te mire, Zoti do te na kerkoje llogari nese pakujdesia jone ka shkaktuar semundje apo humbje jete. Llogaridhenia eshte e veshtire. Le te jemi me te kujdesshem gjate kesaj periudhe.

Le te mos tregojme injorancen tone duke perqeshur ata qe marrin masat, veteizolohen apo nuk hapin dyert per vizita.
Le ta nxisim edhe njehere njeri tjetrin sepse eshte e dhimbshme kur shohim se sa shume jete njerezish po ndikohen prej Covid19.

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid edukatorja/ Mbyllet kopshti i fëmijëve në Peqin

As mos degjoni fetaret qe ju thone se ste gjen gje po s’deshi Zoti, as doktoret qe ju thone se eshte mashtrim, as komshiun qe per qef te kafes hedh ne rrezik jeten e te dashurve te vet.

Degjoni ata qe ju keshillojne se Zoti ka dhene sherim per semundje dhe ne duhet ta kerkojme ate ne menyrat e mundshme. Degjoni doktorin qe ju porosit si te shpetoni jete. Ne duhet te synojme te mesmen: Te mos e shkaterrojme jeten psikologjike e shpirterore, por edhe te mos leme asnjehere pas dore masat qe duhet te marrim”, shkruan Aga. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Ky është një shtet që e ka marrë ferra uratën”/ Budina: Nuk dëgjohet zëri i qytetarëve

Publikuar

-

Nga

“Ky është një shtet që e ka marrë ferra uratën”/ Budina: Nuk dëgjohet zëri i qytetarëve

Regjisori Edmond Budina ka diskutuar rreth seancës së mbajtur një ditë më parë përsa i përket çështjes së shembjes së Teatrit.

I ftuar në studion e Ora News, Budina është shprehur se nuk mund të ketë shtet nëse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve.

Ky është një shtet që e ka marrë ferra uratën. Nuk mund të bëhet shtet duke diktuar çdo gjë, duke mos dëgjuar zërin e qytetarit. Këtë e pashë të vërtetuar në Gjykatën Kushtetuese, për mos parë argumentet që nxirrnin. Arsyetimi ishte shumë bajat dhe banal. Të arrijë përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave dhe të thotë që Teatri Kombëtar u shemb po garderoba ishte hequr, është jo vetëm turp po nuk e kuptoj se si kanë guximin këta njerëz të thonë këtë. Nëse e hapim videon shihet se si fadroma i bie kostumeve të Teatrit Kombëtar dhe i fundos atje”, ka thënë Budina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kostot e sulmeve politike/ Linda Rama: E dija që kosa e gjuhës së egër nuk do më kursente

Publikuar

-

Nga

Kostot e sulmeve politike/ Linda Rama: E dija që kosa e gjuhës së egër nuk do më kursente

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Ilva Taren në Euronews.

Ajo ka treguar shumë detaje nga jeta e saj si nënë, bashkëshorte dhe si grua në karrierë.

Ndër të tjera, Linda Rama ka folur për sulmet dhe kostot politike që ka marrë duke qenë se është gruaja e kryeminsitrit Edi Rama.

“E dija që kosa e egër nuk do më kursente as mua. Statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilegje. Jam Linda që ka qenë gjithmonë, kam dhe unë të drejtë timoni. Edi është debatues i vështirë, nuk heq dorë as unë, më pas ai reflekton. Asnjëherë nuk kemi fituar një fitore të zgjedhjeve të Edit.
Në politikë është një privilegj për të bërë punë”, shprehet Linda në videon e promos së emisionit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Linda përlotet kur flet për nënën e Ramës/ “Na kishte bindur që nuk do të largohej kurrë”

Publikuar

-

Nga

Linda përlotet kur flet për nënën e Ramës/ "Na kishte bindur që nuk do të largohej kurrë"

Bashkëshortja e kryministrit Edi Rama, Linda Rama si asnjëherë më parë do të jetë në një intervistë me Ilva Taren në Euronews.

Në promon e emisionit, shihen disa momente kur Linda shfaqet e përlotur dhe është pikërisht pjesa kur flet për nënën e ndjerë të kryeministrit Rama, Anetën.

Bashkëshortja e Ramës tregon e përlotur se nëna e tij ishte shumë indiferente ndaj dhimbjes dhe e pakrahasueshme në përkushtimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE