LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zëdhënësja e PD-së nxjerr dokumentet/ Blendi Gonxhe abuzon me patentat për përfitme personale

26 Korrik 2020, 16:29, Denoncim CNA
Zëdhënësja e PD-së nxjerr dokumentet/ Blendi Gonxhe abuzon

Këshilltarja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente ne Facebook, përmes të cilave i drejtohet Prokurorisë të nisë hetimet ndaj Blendi Gonxhes. Zhupa akuzon drejtorin e DPSHTRR-së, për abuzime me detyrën dhe përfitime personale, kur i referohet sektorit të patentave dhe disa tenderëve të kohëve të fundit.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se i ka dërguar pyetje Blendi Gonxhes, prej të cilave kërkohet përgjigje.

“Dje i drejtova disa pyetje publike Gonxhes: Nëse ai ka abuzuar me deryrën për përfitime personale duke marr kategoritë e patentave për një muaj ndërkohë që është vetë drejtor i patentave? Të përgjigjej nëse ka marr kategoritë si drejtori i madh që ka në dorë t?ju bëj gjëmën nga ai i pari tek i fundit atyre që kanë detyrimin për ti dhënë kategoritë?

Qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre prisnin që Gonxhja i patentave t?ju përgjigjej pyetjeve të drejtuara publikisht.

Por të gjithë e kemi vënë re se si kryebashkiakët, deputetët, funksionarët rilindas vuajnë nga humbja e kujtesës për dënimet e marra, për shkeljen e ligjit, abuzimin me detyrë, kështu që po mundohem ta ndihmoj të kujtoi.

Më poshtë dokumentat nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat e drejtorit të patetave Gonxhe që merr kategoritë për vete nga njerëzit që janë në vartësi dhe njerëzit që kanë të lidhur aktivitetin e tyre pikërisht nga urdhërat e tij. Po ta shikoni edhe nga dokumenti është pikërisht Drejtoria e Transportit Rrugor që drejton Gonxhe.
Brenda një muaji, ditën e parë të hapjes nga karantina 11 maj deri ne 16 qershor Gonxhja i shton 3 kategori për veten e tij nga vartësit e tij.

Shpresoj që këto ta ndihmojnë që ti kthehet kujtesa dhe ti përgjigjet publikut për pyetjet e tjera të bëra publikisht.

Balluku, le të bëj sikur nuk dëgjon dhe nuk i shikon shkeljet e Gonxhes, sepse kështu do e ndajnë faturën e abuzimit me detyrën së bashku. Prokuroria ka detyrimin të nis hetimet, dhe ti hyj në thellësi aferave të shumta të Gonxhes”, shkruan Zhupa. /CNA.al

Lajmet e fundit nga