LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuçiç “kërcënon” Kosovën/ “Nëse tenton anëtarësimin në organizata, nuk i njohim pavarësinë”

26 Korrik 2020, 13:32, Kosova & Bota CNA
Vuçiç “kërcënon” Kosovën/

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ?kërcënuar? Kosovën ditën e sotme, teksa po fliste për forcat serbe. pas vizitës batalionit serb të tankeve në Mitrovicën e Sremit

Vuçiç deklaroi se Kosova nuk duhet t?i nënvlerësojë forcat serbe të sigurisë, ndërsa theksoi se nuk do të arrihet asgjë me ngritjen e tensioneve.

?Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat ? nuk do ta shihni atë film?, është shprehur ai.

Mediat serbe shkruajnë se ai ka paralajmëruar se nëse Kosova tenton anëtarësimin në organizata, Serbia do të fillojë një fushatë për tërheqjen e njohjeve.

?Ne do të presim të shohim organizatën e parë që ata duan të bashkohen ose vendi i parë që duan të njohin pavarësinë e Kosovës, dhe pastaj ne do të vazhdojmë veprimin tonë? , ka deklaruar presidenti serb./ CNA.al

Lajmet e fundit nga