Connect with Us

Tentoi t’i shpëtojë policisë/ Përplaset makina me klandestinë, plagosen 4 sirianë

Kronika

Tentoi t’i shpëtojë policisë/ Përplaset makina me klandestinë, plagosen 4 sirianë

Publikuar

-

“Nuk kam shumë ujë në shtëpi”/ I riu bën për spital punonjësin e Ujësjellësit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Zvezdë-Podgorie, në Pogradec.

Mësohet se një makinë në të cilën po transportoheshin emigrantë të paligjshëm, u pikas nga policia e cila i bëri shenjë të ndalojë.

Shoferi i automjetit tentoi t’i shpëtojë policisë por blutë i kishin bërë postbllok dhe në këto kushte ai u mundua t’i shmangë sërish.

Makina është përplasur me një tjetër automjet gjatë kësaj tentative dhe si pasojë mbetën të plagosur 4 emigrantë sirianë.

LEXO EDHE:  Kapet me 23 kg drogë dhe bimë të kultivuara/ Arrestohet 45-vjeçari në Fier

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë policia ka hapur hetimet.

Shtetasit sirianë ishin nisur nga Bilishti në drejtim të Tiranës. Ata hyjnë në vendin tonë përmes kufirit të gjelbër dhe grupet shqiptare i transportojnë drejt Malit të Zi ose vendeve të tjera që kanë si destinacion BE-në kundrejt pagesës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Kavajë/ I doli zjarri jashtë kontrollit, humb jetën në luftë me flakët 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Kavajë.

Mësohet se një 59 vjeçar me inicialet R.P, duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Kavajë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

LEXO EDHE:  Përgjimet e bandës së drogës / Edi Rama takim me Policinë e Shtetit

LEXO EDHE:  E rëndë në Itali/ Treni përplas për vdekje shqiptarin

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fëmijët gjejnë 2 kallashnikovë në shtëpinë e pabanuar

Publikuar

-

Nga

Disa fëmijë të mitur kanë gjetur dy armë të tipit model 56, kalibër 7.62mm një banesë pronari i të cilës jeton prej vitesh në Angli.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa dyshohet se armët janë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë, në të cilën kalojnë njerëzit e lagjes.

LEXO EDHE:  Puke, fyerje ne fushate, perplasje fizike mes simpatizanteve

LEXO EDHE:  Vasili sulmon BE-në/ Hesht për dhunimin e invalidit nga policia

Banesa është në pronësi të shtetasit, F. Ibi në lagjen e quajtur “Kala”.



Teksa kanë nisur hetimet, janë siguruar dhe kamerat e një banese për t’i hedhur dritë ngjarjes dhe për të zbuluan personin qe ka hedhur armën në banesën e mbyllur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja me armë zjarri në Theth/ Zbardhen detajet e para, si ndodhi sherri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri pasditen e sotme në Theth.

I plagosuri është , 47-vjeçari Gëzim Ndrezajt, i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës  ku ndodhet jasht rrezikut për jetën.

Ndrezaj ka mundur të japë dhe dëshminë për ngjarjen e ndodhur, ku për mediat ka rrëfyer se me autorin janë konfliktuar për aryse banale.

Ai thotë se autori i ka kërkuar që të bëj një punë, ndërsa ai s’ka pranuar pasi nuk ka pasur mundësi.

Në këtë moment, sipas 47-vjeçarit, autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar një herë në këmbë.

LEXO EDHE:  Vasili sulmon BE-në/ Hesht për dhunimin e invalidit nga policia

LEXO EDHE:  Policia me "dorë të hekurt" në fundjavë/ Gjobit mbi 1 mijë qytetarë



Ai thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.

Sakaq, mësohet se policia ka mundur ta identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE