LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplaset autobusi me një makinë në aksin Levan-Fier/ Lëndohet një person

26 Korrik 2020, 07:55, Kronika CNA
Përplaset autobusi me një makinë në aksin Levan-Fier/

Dy makina janë përplasur pak momente më parë në aksin rrugor Levan-Fier.

Mësohet se autobusi i linjës Fier-Levan është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë është ka marrë lëndime të lehta një person.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije shkaku i aksidentit dhe identiteti i të lënduarit.

Ndërkohë, policia dhe ambulance kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga