Connect with Us

Paradoksi i PD-së me fletën e votimit

Opinione

Paradoksi i PD-së me fletën e votimit

Publikuar

-

Nga Denar Biba

Dje doli ne media nje projekt-fletevotimi me emrat e subjekteve ne te majte dhe nje seri numrash (34), ne kuptim te 34 kandidateve per deputete qe konkurojne nen siglen perkatese te subjektit politik. 34 numra, sepse fleta e votimit i referohej si shembull qarkut (rajonit) te Tiranes, i cili ka 34 deputete (sipas perllogaritjeve te Zgjedhjeve 2017).
Fleta u paraqit si zgjidhja magjike e cila paqton “hapjen e listave te kandidatëve të partive politike” me ruajtjen e “koalicioneve parazgjedhore” mes tyre, ne menyren sic funksionojne aktualisht, pra ku cdo parti konkuron me listen e saj te vecante. Ky propozim i opozites jashte-parlamentare vjen perkundrejt propozimit te maxhorances parlamentare per te hapur listat, por(!) duke ndryshuar paraqitjen e koalicioneve, ne menyre te tille qe partite pjesemarrese ne nje koalicion te detyrohen te dalin me 1 liste te vetme (te hapur) kandidatesh.

Denar Biba, zv/kryetar i KQZ

Partia Socialiste e argumenton kete ndryshim si te detyruar prej kompleksitetit te pazakonte (per te mos thene te jashtezakonshem) qe do te krijohet ne menaxhimin e procesit zgjedhor, fillimisht me votimin e qe do kulmoje me numerimin e sterzgjatur, nese lejohet qe cdo parti te dale me listen e saj.
Sic thashe edhe me lart, projekt-flete votimi i bere publik dje pretendon se e zgjidh situaten komplekse.
Ne fakt, paradoksalisht, ai projekt i sugjeruar nga Partia Demokratike, merr ne konsiderate ekzaktesisht ate cfare pretendon e kerkon PS. Sipas kesaj te fundit, nxitja e koalicioneve nxit ne vijim ne menyre krejt artificiale regjistrimin ne zgjedhje te partive fiktive, atyre partive te cilat, ne cdo pale zgjedhje kur kane konkuruar, nuk ia kane dale te marrin as voten e qytetareve qe kane firmosur per regjistrimin e tyre ne gjykate si parti politike!

PS, tashme qe parlamenti po shkon drejt normimit te listave te hapura, kerkon qe partite brenda nje koalicioni te dalin me 1 liste te vetme, te perbashket kandidatesh. Perndryshe procesi i votimit dhe vecanerisht i numerimit do te veshtiresohet shume, me pasoja qe nuk mund te neglizhohen.
PD, me ne fund, pranoi hapjen e listave, por kerkon qe çdo parti anetare e nje koalicioni te dale me listen e saj te kandidateve. Sipas PD, kjo nuk e komplikon aspak procesin. Si shembull jepet nje flete votimi me (vetem!!!) 16 subjekte konkuruese ne zgjedhje.
E verteta eshte krejt ndryshe: sa here qe jane lejuar koalicionet parazgjedhore, numri i partive qe jane regjistruar ne KQZ per te garuar ka qene mbi 60, nderkohe qe kur koalicione nuk ka pasur, numri i tyre ka qene nen 20.
Perllogaritja qe sillet si argument nga PS bazohet pikerisht mbi kete fakt historik. 60 apo me shume parti, ku secila konkuron me listen e saj, do e bente votimin te pakuptueshem per shume qytetare pa informacionin/edukimin e duhur dhe, mbi te gjitha, do te veshtiresonte dhe zgjaste tej mase nxjerrjen e rezultatit perfundimtar. Duke detyruar permes ligjit daljen me 1 liste te vetme te partive anetare te nje koalicioni parazgjedhor, PS arsyeton (bazuar te eksperienca e konsoliduar) se partite “shushunjeza”, te cilat perfaqesojne pak apo aspak nga kendveshtrimi i elektoratit, nuk do te kene nxitje te marrin pjese ne zgjedhje. Prej ketej edhe nje flete votimi me vetem 8-16 subjekte (pak a shume).
Nga ana tjeter, PD vlereson se koalicioni eshte pika e saj e forte. Bashke me LSI, PR, PDIU, etj., koalicioni “i djathte” i udhehequr nga PD mund te maksimalizoje votat e marra dhe (ndoshta) te fitoje me shume vende ne parlament se PS, duke marre te drejten te formoje qeverine.
Ky eshte edhe paradoksi i flete votimit – projekt te paraqitur dje. Ai projekt i PD vertet eshte i thjeshte, sic pretendohet, por pikerisht sepse parashikon jo me shume se 16 subjekte. Problemi eshte se mbetja te ky numer maksimal mund te arrihet vetem permes propozimit te PS, qe synon jo ndalimin ligjerisht te koalicioneve, por heqjen e stimulimeve te tyre, permes berjes se detyruar te listes unike (te hapur) te koalicionit si nje i tere.
Me fjale te tjera, projekt-flete votimi i propozuar nga PD eshte real dhe i efektshem vetem ne hipotezen se pranohet propozimi i PS per daljen e koalicioneve me 1 liste te vetme kandidatesh! Perndryshe, asaj projekt-flete i duhen shtuar edhe 50 rreshta te tjere (plus/minus 5). Kurse procesit zgjedhor i duhen shtuar edhe disa muaj pas dates se zgjedhjeve. Sa per “votuesin (nen)mesatar”, ai do te perjetoje votimet me te pakuptueshme ne historine e tij pergjate tranzicionit demokratik.
Po e mbyll me nje episod qe me ndodhi personalisht dje. Ne korridor te pallatit me pershendet nje komshi dhe me pyet se c’po ndodh me zgjedhjet. “S’po marrim vesh gje”, tha dhe vijoi: “Keta harrojne se zgjedhjet jane per ne, jo per partite!”. I re pikes, mendova, kjo eshte edhe zgjidhja!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Hetimet filluan të heqin “mbeturinat”!

Publikuar

-

Nga

Hetimet filluan të heqin “mbeturinat”!

Nga Prof.Pellump G.Pilinçi

Nuk do të përpiqesha t’ju shkruaja… por i kam borxh gjakderdhjes dhe veprës së stërgjyshit tim, gjyshit tim, babait tim…, ata për çështjen e kombit shqiptar dhe kombit Amerikan “derdhen gjakun dhe humben pasurit mira vjecare….

Sepse stërgjyshi dhe gjyshi im u diplomuan në universitetet Amerikane. Gjyshi im pasi mbaroi universitetin kthehet në tokën e të parëve të tij … mbase disa viteve me një mision shkon në Amerikë, me punën e gjyshit tim …, miku i tij i hershëm emërohet ambasadori i parë në tokën e shqiponjave, gjyshi im dhe Ambasadori Ulysses Grant-Smith arrin në Tiranë Dhjetor 1922….Sapo komunistët serbo-rus e skllavëruan Shqipërinë, u grabitën të gjitha pronat e shumta, u dogjën vilat …, gjyshi, xhaxhallarët, babai dhe nëna shtatë muajsh shtatzënë u arrestuan! Unë kam lindur në burg ndoshta katër ditë mbase-arestimit…

Atëherë gjyshi im, mbasi beri shum vite burg u pushkatua vetëm sepse ai kishte ide dhe ndikim amerikan, gjyshi im fliste shtatë gjuhë të huaja, por nejse historia e familjes Pilinci është me qindra vëllime të historisë …

Shkreli! Ne jemi të vetëdijshëm për misionin tuaj të hershëm … dhe për misionin e ri në Tiranë …., kemi lexuar edhe fjalët, kritikat dhe këshillat për ambasadën tonë në Tiranë, për Ambassadorin Yuri Kim …, ju jeni bërë për fat të keq …, gjuha që përdorni në lidhje me ambasadën tonë zonjën Kim …, jo sepse Ju jeni kritik ndaj saj…, Ambassadori Kim. Por sepse, në sjelljen tuaj, ka më shumë etiketa ofenduese fyese sesa argumente të fakteve burimore … por ju këshilluat gjithashtu Ambasasdorin Kim …, sikur të ishe eprori i saj !? Por ju harroni se Zonja Kim, është ambasadori që përfaqëson Amerikën, dhe ju nuk jeni askush…., me atë fjalor si dikur kur keni larë enët dhe pastruar pallatet e New York.



Shkreli! Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, dua të them Vlera-politike …,Ne jemi në vendin e duhur për çështje kombëtare dhe ndërkombëtare …. e dimë punën dhe misionin e ish-Zërit të Amerikës …, politika e Enverit i dërgoi njerëzit që të përçanin emigrantët …. ata erdhën për një kohë të shkurtër dhe ti afroheshin Uashingtonit… filluan të punonin si pastrues me vone folës i Zërit të Amerikës, ata vërtet dërguan nga Tirana…, por ata misionarë serbo-rusë … dhe mbase 90-te prej atyre që punuan në Radio Tirana u diplomuan në Kinë dhe Moskë ata mallkuan dhe fyen Amerikën dhe sot ata folës të thirrur (Zëri i Amerikës ) ata gjejnë mënyra për të përçarë shqiptarët dhe për të ulur vlerat shqiptare…

LEXO EDHE:  “Rama fshehu vendimin e KE”/ Deputetja demokrate zbulon prapaskenat

LEXO EDHE:  Halimi: Kuvendi është mbushur me deputetë me rekorde kriminale

Ne e dimë …. para se të botoni traktin e traktit ‘Dua të them se deklaratën e datës 08/07/2020 kundër United States Secretary Mike Pompeo edhe kundër 98% të shqiptarëve pro-Amerikanë … A e dini se Amerikanët dhe Shqiptarët janë bashk një trup …, Ju, përgatitur mirë “titulli” nga shoket e vjetër, shoket e rinj të Tiranës…, Ju thoni: ‘Pse Mike Pompeo anashkalon Shqipërinë dhe Kosovën? ‘

Shkreli, ju filluat avazin e vjetër të misioneve të hershme …, po ashtu Ju thoni: ‘Marrëdhënie të ngrira, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë’ … e tje, tje., fjalori antishqiptare dhe pro serbo-rus… Si guxoni të shkruani me një titull; ‘Pse Mike Pompeo injoron Shqipërinë dhe Kosovën?’ Ju shkruani titullin, si ish shoket tuaj (pjatalarëse) … Prof. Dr. Mike Pompeo u diplomua në Shkollën Juridike të Harvardit, u diplomua në Shkollën e Akademisë Ushtarake, U, S Shtëpia e Përfaqësuesve, Politike Party Republikane, Drejtori CIA, dhe tani Sekretari i Shteteve te Bashkuara Mike Pompeo. Ju, një varës i rremë intelektual.

Shkreli, dihet fakt, kur ka filluar zyrtarisht; Miqësia Amerikano-Shqiptare që nga viti 1922 … Fillon me Ambasadorin e parë Ulysses Grant-Smith në Dhjetor 1922. Amerika ka deklaruar zyrtarisht me vite mbrojtjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë … Amerika i tha komunistit Ruse Nikita Hrushovi ‘Shqipëria nuk preket, Populli shqiptar është me NE …. Por unë dua t’ju kujtoje gazetarëve-analistëve atyre të vetëshpallurve dhe atyre katër partive të emëruara nga komunisti Ramiz Alia … Pse mendoni …, si orekset serbo-ruse të cilën ata ëndërrojnë të shkatërrojnë miqësinë Amerikano-Shqiptare … Sigurisht që lista e (NON GRATA) po rritet çdo ditë …, gjithashtu SPAK dhe Byroja e Hetimit filluan të heqin mbeturinat, hajdutët, keqformuesit, mashtruesit, si lloj analisti antiamerikan tip Fatos Lubonja, spiunë të hershëm dhe të rinj në shërbimin serbo-rus, vendi tyre burgun e – Recit …

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ku shkuan 1.400 kandidatë?

Publikuar

-

Nga

Ku shkuan 1.400 kandidatë?

Procesi i vetëshpallur si era e re e ndryshimit të PD, nuk rresht së prodhuari lajme interesante.

Për mirë apo për keq, lajmet na duhet ti qëmtojmë nga deklaratat e anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes.

Pas Genc Rulit, sot stari i komisionit të Lulit ishte Besniku.

Në një dalje nga ato të zakonshmet si i kontraktuar nga news 24, pasi u sorollat pak nga Covidi, u ndal tek listat e kandidatëve.

Midis shprehjeve të përgjithshme që nuk thonë e nuk paralajmërojnë asnjë erë të re ndryshimi, të ngjashme me ato erërat që ndjente Besniku edhe në 2017 (që i njoftonin fitoren vetëm Besnikut dhe eventualisht Lulit), na mbeti në vesh një shifër.

Kur u niset listat e kandidaturave të propozuara nga baza, era e re e ndryshimit u paralajmërua nga shifra  2.000 që i referohej numrit të kandidaturave të propozuara nga baza e partisë kudo në Shqipëri.

Sot del Besniku në TV dhe thotë kandidaturat, janë bërë 600!

Tani Besniku, meqe i erdhi rradha të flasë budallallëqe, duhet të na shpjegojë:

LEXO EDHE:  Basha i zhgënjyer nga LSI/ Tregon mashtrimet e Metës

LEXO EDHE:  “Audio-përgjimi i manipuluar” / Denar Biba akuza opozitës

– ku shkuan 1.400 gra e burra të tjerë?

– këta i filtroi Besniku?



– nëse i filtroi Besniku, çfarë filtri përdori Besniku?

– nëse i filtroi komisioni, si votoi komisioni?

– cila është lista me 1.400 kandidatura që i firuan rrugës Besnikut, pa filluar akoma punë Komisioni?

Larg qoftë Besniku do dali të na thotë që 1.400 persona, u zbrazën nga listat se refuzuan kandidimin!

Se kjo do të thotë që praktikisht 70% e kandidatëve të dëshiruar nga baza e PD, paskan refuzuar PD-në, Lulin me gjithë grua, kunat dhe Genc Rul.

Dhe ky lajm nuk bie erë të mirë për fatin e zgjedhjeve për PD-në.

Nëse Besniku edhe kësaj rradhe po ndjen të njëjtën erë, i lutemi të verifikojë nuhatjen.

Nuk ështe erë fitoreje ajo që ndjen shpesh Besniku!

Nuk ështe erë fitoreje kur të firojnë kandidatët!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Pëllumb Kulla/ Në këto ditë të ashpra vere

Publikuar

-

Nga

Nga Pëllumb Kulla/ Në këto ditë të ashpra vere

E kam tepëruar?! Ndofta, po!

Më pëlqen arti poetik i mikut tim, Petrit Rukës. Unë e quaj atë bujkun më të mirë që gjen sot në arat tona të poezisë. Në këtë vlerësim poetë të dashur, ju, të mirët e mi, mos m’u zemëroni.

Ju dua shumë edhe në paça jetë do t’ju dua edhe më shumë. Por vjershërimi i Petritit më ka robëruar. Punë shijesh vetjake… Ka këtu verbërim, shurdhërim, plogështi…

Por për atë Perëndi, më mahnit tingulli i tij poetik, forca, ritmi i brendshëm, lidhja me tokën… Më pëlqejnë heronjtë e tij, baladat që zgjedh të prashisë ai… Më pëlqen fluturimi i tij, figurat, abstragimet, krahasimet e mahnitshëm, liria e tij, paturpësija e tij…

Me paturpësi, e kam fjalën për mungesën e drojës… Më thoni në gaboj, kur e quaj se askush si ai më parë, ka kënduar dashurinë, femrën… Dashurinë e heshtur dhe atë që bart afshin e trupit… Më thoni dikë tjetër, që ka shkruar më shumë…

LEXO EDHE:  Zbulohen tezat e PD pas 30 qershorit/ Asnjë koment kundër Soros, Basha zhytet në batak

LEXO EDHE:  Zbulohen tezat e PD pas 30 qershorit/ Asnjë koment kundër Soros, Basha zhytet në batak

E tepërova, e tepërova, e tepërova… Ndofta ngaqë nuk di të gjej një tjetër që gërsheton traditën me vjershërimin modern si Petrit Ruka…

Nuk do të zgjatem…



E di që ka shumë admirues, femra dhe meshkuj… Bashkohuni me mua dhe në këto ditë, bash në këto ditë të ashpra vere, le të hedhim sejcili, shkurt, pa zgjatje, nga një penelatë e të bëjmë portretin fantastik të poetit…

Dhe mund të sillni jo vetëm një varg, apo strofë, që ju ka goditur… Por jo të gjitha menjëherë… Herë pas here nga një…

Po e filloj unë… Dhe hera herës do sjell dhe të tjera.

Bashkohuni me mua! Mos harroni thonjëzat!

“Siç del një violinë nga këllëfi i saj

Ti dole nga fustani dhe mbete lakuriq…”

Bashkohuni! Por mos harroni thoooooonjëzat!

LEXO TE PLOTE