LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Korenë e Veriut, Covidin e "çon" një dezertor i penduar/ A do ta shënojë OBSH rastin e parë?

26 Korrik 2020, 18:28, Kosova & Bota CNA
Në Korenë e Veriut, Covidin e "çon" një dezertor

Në Korenë e Veriut është konstatuar rasti i parë i dyshimtë me COVID-19 ndërsa vala globale po shënon mbi 250 mijë raste ditore dhe mbi 16 milionë të infektuar. Sipas agjencisë KCNA, bëhet fjalë për një dezertor që kishte qenë në Jug e që ishte kthyer sërish në vend.

Lideri Kim Jong Un ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit të tij, ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin kufitar.

Koreja e Veriut, si vend i izoluar me botën, dihet që bëmat e saj të prodhuara nga diktatori karizmatik Kim Jong Un i shet siç do ky i fundit.

Por lajmi që një dezertor i penduar që kishte 3 vite i arratisur në Korenë e Jugut dhe që tani kthehet për të jetuar në Veri, tingëllon po aq qesharak sa i ai të bëhet rasti i parë i infektuar në vend.

Deri tani Koreja e raporton si suspekt, pra si të dyshuar, por në rast se do të raportohet nesër i prekur me Covid-19, do të ishte me interes, nëse Organizata Botërore e Shëndetit do ta përfshinte në databazën e raportimeve me infektime, karshi 215 shteteve të tjerë.

Mbetet për t’u parë nëse politika e Kim Jong Un do “të zbresë” në zyrat e dr. Tedros, “mikut” të kinezit Xi Jinping. /CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga