LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Koha të mbajmë maskë dhe distancë"/ Mjeku: Të vetëm nuk e mundim dot virusin

26 Korrik 2020, 16:42, Sociale CNA
"Koha të mbajmë maskë dhe distancë"/ Mjeku:

Mjeku ORL Klevis Thomai u është drejtuar me një mesazh sensibilizues qytetarëve për të respektuar masat dhe për të ndihmuar shërbimin shëndetësor.

Në video-mesazhin e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Thomai pohon se vetë mjekët, infermierët dhe spitalet nuk e mposhtin dot virusin por bashkë me qytetarët po.

Ai i bën thirrje qytetarëve të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën.

“Jam Klevis Thomai mjeku O.R.L, në QSUT, dhe gjej momentin t’u jap një mesazh sensibilizues, sepse bota po përballet aktualisht me një virus mjaft të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Koha të tregohemi të përgjegjshëm.

Na ndihmoni ta mundim këtë virus. Vetëm ne mjekët, infermierët, spitalet nuk ia dalim dot. Është virus që mundet nga të gjithë bashkë ne. Koha të respektojmë distancimin social, maskën, barriera prej tekstili. Të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë.

Një person mund të ruajë veten, por është e kotë nëse nuk e bëjnë të tjerët. Lufto virusin me të gjithë ne ? citon Thomai, në videon e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga