LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gërryente shtratin e lumit Shkumbim/ Procedohet penalisht një person

26 Korrik 2020, 10:23, Kronika CNA
Gërryente shtratin e lumit Shkumbim/ Procedohet penalisht një person

Policia e Lushnjës gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, ka konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas.

Gjithashtu, IKMT po vijon procedurën për ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga